Yllka Kuqi Vendos Të Mos Prezantohet Në “Kënga Ime“
17-4-2014
Vazhdon tërheqja e këngëtarëve kosovarë nga festivali "Kënga ime", e gjithë kjo për rëndësinë që iu dha një këngëtari serb, Zdravko Colic, i cili ishte i ftuar special në këtë eveniment dhe për më shumë u prit nga publiku dhe prezantuesit si një yll bote. Yllka Kuqi është dashur të prezantohet pas dy javësh (26 prill) dhe këngët i ka thuajse të përfunduara, porse ka vendosur që të mos paraqitet aspak. "Pas spektaklit të të shtunës (kur u prezantua Colici), kam vendosur të tërhiqem, sepse thjesht më ka ngjallur ndjenja jo të mira e gjithë ajo çfarë ka ndodhur atë natë", ka thënë këngëtarja për Telegrafi. Yllka është një tjetër emër që u bashkohet këngëtarëve nga Kosova që janë irrituar nga pjesëmarrja e artistit serb në atë spektakël dhe kanë vendosur që të mos marrin pjesë.
(Telegrafi)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- "Huligan", Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: "Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën"
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0