>
BIOSHQIP

Ish E Dashura E Noizyt, Zgjidhet Miss World Albania 2015

20-09-2015
Bukuroshja nga Durresi Daniela Pajaziti është shpallur Miss World Albania 2015 në një spektakël të organizuar nga Revista VIP. Të ftuar të mbrëmjes ishin aktori i famshëm italian Gabriel Garko dhe këngëtaret Era Istrefi dhe Noizy. Si për koiçidencë kurorën e Miss World e fitoi pikërisht ish e dashura e këtij të fundit Daniela Pajaziti. Edhe pse kohë më parë kjo lidhje u mohua nga reperi, ai kishte thënë që Daniela i kishte shfrytëzuar fotot me Noizyn për përfitim dhe interesa, raporton Indeksonline. Për dallim nga vitet e mëparshme kur Miss Universe organizohej nën mbikëqyrjen e fotografit Fadil Berisha, ketë vite organizimi në tërësi i është besuar revistës VIP, raporton Indeksonline. Ndërsa vajza që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Miss Univers këtë vit në Shanghai, është zgjedhur bukuroshja Megi Luka.
(Indeksonline)

Ish E Dashura E Noizyt, Zgjidhet Miss World Albania 2015