Labinot Rexha Sjell Klipin E Ri “Motra Jonë”
26-06-2014
Këngëtari Labinot Rexha vazhdon të jetë aktiv jo vetëm më mbrëmjet e tij të shumta në diasporë, por edhe me projekte të njëpasnjëshme. Karriera e tij prej shumë vitesh, bashkëpunimet me emra të njohur të estrades dhe këndimi i tij “Live” në secilin koncert, e kanë bërë një emër të dashur për publikun shqiptar. “Në karrierën time unë kam punuar më shumë artistë të njohur si: Ismet Peja, Mihrije Braha, Machiato Band”, Ali Dula, Loni AK, dhe së fundmi me rep këngëtarin e njohur Stresin, e cila këngë u prit jashtëzakonisht mirë nga simpatizuesit tanë. Po ashtu unë realizova edhe një këngë kushtuar vrasjes makabër të bashkëvendasit tim, Elvis Pistës”, shprehet Labinoti për disa nga projektet e tij të realizuara. Por, ai nuk ndalet më kaq. Në vlugun e këngëve të reja nga estrada jonë, Labi ka menduar të sjell një këngë me një tematik krejt tjetër. Tematika e këngës ka të bëj me shkuarjen (përcjellësin) e motres. Sipas Labit, kënga është punuar nga “Machiato Band” me tekst të Blerina Mati, ndërkaq videoklipi është punuar nga produksioni “Artfabe”
Labi i cili shumicën e kohës jeton në Zvicër, tani gjatë gjithë sezonit të verës do të jetë i pranishëm në Kosovë, për të kënduar në gazmende të ndryshme familjare.
(Teksteshqip.Com)
![Labinot Rexha Sjell Klipin E Ri “Motra Jonë”](https://teksteshqip.com/img_upz/galeri_full/121/121328.jpg)
Më shumë lajme
Shën Shtjefni, Protomartir
Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
“Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0