>
BIOSHQIP

Kieda Budini: Mashkullit Ia Heq Vizën Nëse S'di Të Ndërrojë Një Gomë

25-11-2012
Kieda Budini, këngëtarja e cila ka guxuar sërish duke u (zh)veshur në mënyrë ekstravagante në klipin e ri, në të vërtetë është po aq e guximshme në jetën e vërtetë. Edhe në raportet me meshkujt nuk ta bën të gjatë. Do ia hiqte vizën një mashkulli nëse ai nuk do të dinte të ndërronte një gomë makine. Ju sapo keni publikuar klipin tuaj të ri dhe shumë ndryshe nga këngëtarët e tjerë, në vend të sillnit diçka për 100-vjetor, keni sjellë një version seksi të vetes suaj; përse? Me këtë gjë u morën shumë këngëtarë. Unë nuk e pashë të arsyeshme, ndaj kërkova diçka ndryshe në studio. Vini në një bashkëpunim me Stinen dhe ky nuk është bashkëpunimi juaj i parë me këtë artist. Përse zgjodhët Stinen? Pas bashkëpunimit të parë të suksesshëm në këngën "Sa u deshëm", e zgjodha përsëri për të përsëritur të njëjtin sukses. Dhe mendoj që ky bashkëpunim do të jetë afatgjatë. Përse zgjodhët të vinit me një klip dhe nuk zgjodhët për shembull të konkurronit në një festival? Këtë vit kam menduar që të jem pranë publikut nëpërmjet klipeve, vitin tjetër do të ndryshoj strategji, do të jem e pranishme në festival. Ju jeni një këngëtare e re në tregun muzikor dhe keni guxuar në klipe edhe me performanca; përse? Mendoj se edhe klipet bëjnë pjesë në menaxhimin artistik të një këngëtareje. Këngëtarët e rinj, nuk para vlerësohen nëpër festivale. Është e vërtetë që festivalet kanë shikueshmëri të lartë dhe mbase shërbejnë shumë për të afirmuar një artist, por duke parë edhe vështirësinë për t'ia dalë mbanë, preferoj më shumë të investoj në klipe. Kujdeseni vetë për performancat apo këshilloheni me dikë? Këshillohem gjithmonë me njerëz të cilët i kam të besuar, nuk veproj kurrë sipas kokës sime. Ju gjithashtu në klipet tuaja keni guxuar edhe të nxirrni në pah format e bukura trupore. A nuk ju tremb fakti që, duke u kategorizuar te këngëtaret seksi, publiku do të fokusohet më tepër te pamja e jashtme sesa te cilësitë e vokalit? Është një avantazh i madh në ditët e sotme kur vokali i një këngëtareje gjen mbështetje edhe në pamjen e saj. Sot ka ardhur koha e këngëtareve performuese, por pa diskutim performanca nuk është e mjaftueshme për të fshehur një vokal të dobët. Pastaj, përse të mos i nxjerr format derisa jam duke u reklamuar për publikun?! Një këngë dhe klip nuk e shet vetëm vokali, por e shesin edhe shumë komponentë të tjerë, mes të cilëve është edhe pamja. Megjithatë unë nuk besoj që do të kategorizohem ndonjëherë te këngëtaret-modele që bëjnë sikur këndojnë. Në show biz-in botëror shumë këngëtare të famshme zgjedhin performancat dhe veshjet e ekzagjeruara dhe e bëjnë me qëllimin për të fituar famën e shpejtë; po në Shqipëri, si funksionon për t'u bërë shumë shpejt e famshme? Kjo gjë varet nga këndvështrimi individual. Varet se si e koncepton famën dhe se si kërkon ta fitosh atë. Dikush bën çudira në veshje, dikush del thjesht e përsëri arrin të bëjë famë. Ju, e keni një plan për karrierën tuaj, apo ecni kuturu? Si mund të eci kuturu kur jam duke i dhënë muzikës gjithë kohën dhe energjitë e mia?! Muzika është gjithçka që kam dhe që e bëj me dëshirën më të madhe. E dini për shembull ku do të jeni profesionalisht pas 10 vitesh? Do të jem shumë më lart sesa sot. Cila është këshilla më e mirë që keni marrë nga një person që është në këtë biznes, pra në show biznes para jush dhe këshilla e të cilit ju ka hyrë shumë në punë? Kam marrë këshilla të ndryshme nga njerëz të ndryshëm, por ajo që më pëlqen më shumë dhe të cilën e shoh si më të rëndësishme është të jem vetvetja në gjithçka që bëj. Cili do të ishte kompromisi më i madh që do të bënit me veten për të realizuar qëllimet tuaja? Unë dua të arrij gjithçka, pavarësisht kompromiseve. Dua të arrij me çdo kusht gjithçka dua. A ka diçka nga show bizi shqiptar që nuk ju pëlqen? Jo, nuk ka asgjë. Të gjithë bëjnë art dhe show në mënyrën e tyre; më i miri do të fitojë gjithmonë, pavarësisht prapaskenave që bëhen. Ju, keni pasur modele këngëtaresh nga show bizi shqiptar para se t'i futeshit vetë kësaj rruge? Cilat janë këto modele dhe a kanë qenë modelet që ju kanë frymëzuar? Më frymëzon gjithçka që ka lidhje me muzikën, kam për detyrë të dëgjoj çdo këngë të re që lançohet në treg, duke nisur nga më të këqijat e deri te ato më të bukurat. Unë linda dhe u rrita në këtë rrugë, nuk i hyra dje. Asgjë nuk është e rastësishme në këtë botë. Kur e kupton një këngëtare e re që është bërë e famshme, ju personalisht si e masni famën? Për mua nuk vlen kjo pyetje. Nuk jam e etur për famë, gjithçka që dua është të realizoj qëllimet e mia në muzikë, njëra prej të cilave është të vlerësohem nga publiku. Për mua fama pak rëndësi ka. A keni, tani që jeni bërë pjesë e televizionit, më shumë fansa meshkuj? (qesh). Po, po, dihet ajo punë. A kanë ndryshuar raportet me meshkujt tani që jeni bërë personazh publik, si kanë ndryshuar? Unë vazhdoj të jem po ajo që kam qenë, rrjedhimisht nuk i kam ndryshuar raportet me njerëzit e tjerë rreth meje, përfshirë edhe meshkujt. A tërhiqen meshkujt shqiptarë nga femrat e famshme? Mendoj se meshkujt tërhiqen nga femrat që i tërheqin, pak rëndësi ka nëse është e famshme apo jo. Cilat janë disa nga karakteristikat kryesore që do ta bënin një mashkull kandidat të mundshëm për t'u bërë i dashuri juaj? Duhet të gatuajë shumë mirë makaronat. Vdes për makarona (qesh). Cila është gjëja më e tmerrshme që mund të bëjë një mashkull që ju t'i hiqni vizën? Po të më shpohej goma e makinës dhe ai të mos dinte ta ndërronte, do ia hiqja menjëherë vizën. Momentalisht, jeni e lidhur? Momentalisht jam singëll. Nëse një ditë do t'ju duhej të zgjidhnit mes profesionit (këngës) dhe dashurisë, çfarë do të kishit zgjedhur? Zgjedhje e vështirë, ndaj do t'i zgjidhja të dyja.
(Bluetooth)

Kieda Budini: Mashkullit Ia Heq Vizën Nëse S'di Të Ndërrojë Një Gomë