>
BIOSHQIP

Genta Ismajli, E Guximshme Edhe Kur Të Martohet

21-01-2012
Kudo që ajo është, përbën një lajm, por këtë herë në fillimin e vitit ka dashur t'i tregojë lajmet e saj të vërteta vetëm në "Top Kosova Radio" e ftuar në programin e natës "Top Vip". Kjo është Genta Ismajli, e cila pasi ka treguar shumë momentet e saj më të bukura të vitit që i lamë pas, dhe nisjen e këtij viti, ajo urren një gjë "Kur gazetarët e pyesin se a ka ndonjë skandal nga Genta". Ne nuk e pyetëm këtë, por në intervistën me pyetjet atraktive ‘Mix-max', provokuam tipin e saj, deri në rrezikun e të përdorurit shprehjen "Qoftë larg!", për të treguar guximet e saj në skenën muzikore shqiptare, edhe në të ardhmen. Pyetjes, që siç na tha këngëtarja e suksesshme në radio, do të donte të kishte dhe të tjera, megjithëse ne kishim zgjedhur vetëm 10, ku të gjithë nisnin me krye-pyetjen se Genta do të jetë gjithmonë e guximshme në tregun muzikor shqiptar, edhe nëse….. "Kosova Sot": Të tjerët duan të të skandalizojnë me lajme të pavërteta? Genta: Po, patjetër që po, këtë e kam prej lindjes. "Kosova Sot": Këtë vit thua se do të martohesh dhe duhet të bëhesh bashkëshorte e mirë? Genta: Po, por ndoshta do të jetë më ndryshe. Ndoshta ndonjë guxim i martuar (duke miratuar ndërhyrjen e Maxit, moderatorit me shprehjen ‘guxim i martuar'). Eurosongu, dëshirë "Kosova Sot": Nuk marrë pjesë në asnjë festival? Genta: Patjetër se po. "Kosova Sot": Nuk munde ta përfaqësoje Kosovën në Eurosong? Genta: Jo, qesh, patjetër se po, është një dëshirë imja, sepse është një festival internacional. Jam shqiptare dhe dua ta përfaqësoj shqiptarinë. "Kosova Sot": Prindërit e tu nuk të përkrahin më? Genta: Këtu më ke prekur shumë, pasi familja është pika e dobët. Nuk e mendoj, gjithmonë prindërit e përkrahin fëmijën e vet. Nuk duhet as ta mendoj! Vizioni për Zotin "Kosova Sot": Dhe nëse Zoti të shfaqet në ëndërr dhe të thotë të mos këndosh më? Genta: Besoj se çdo njeri e ka parë në ëndërr Zotin, dhe ka një vizion të Zotit. "Kosova Sot": Dhe nëse asnjë televizion nuk ti shfaq klipet e tua? Genta: Patjetër që po, dhe më shumë e guximshme. "Kosova Sot": Dhe nëse merr vesh, "qoftë larg", që do të kesh vetëm dhe një javë jetë? Genta: Po, që t'i bëj gjërat, me të cilat mund ta shtoja jetën, që të jetoja më gjatë. "Kosova Sot": Dhe, nëse dikush të kërcënon me jetë? Genta: Po, patjetër! "Kosova Sot": Dhe nëse askush nga kolegët nuk të thotë ‘BRAVO'. Genta: Po. (qesh).
(M. Gjokaj "Kosova Sot")

Genta Ismajli, E Guximshme Edhe Kur Të Martohet