>
BIOSHQIP
Biografia
Gentiana "Genta" Ismajli është një këngëtare shqiptare nga Kosova. Genta këndon kryesisht këngë komerciale pop dhe lëvizjet ne skenë dhe kercimi i saj energjik jane pjesë të imazhit të saj. Pak muaj pas lindjes se saj, u zhvendos me familjen në Çikago në Shtetet e Bashkuara. Vendosi të kthehej në Kosovë për disa arsye të ndryshme private por edhe se mendonte të hynte në tregun e muzikës vendore. Pak kohë kur ishte kthyer në Kosovë, Genta filloi një lidhje dashurie me muzicientin Milot Binaku, të cilët edhe pse po kalonin shumë bukur vendosën ti japin fund lidhjes së tyre. Ajo ende se ka gjetur mashkullin me të cilin kërkon të ndajë jetën, të krijojë një familje. "Unë dëshiroj shumë që të kem dikë pranë, sepse të gjithë duan të kenë një person special në jetë. Por nuk do dal në rrugë dhe të them: Hej, hajde ti këtu. Nuk e kam gjetur dikë që të më përshtatet." - shprehet kengetarja.

Këngëtarja Genta Ismajli po e mendon seriozisht që të bëhet një nuse e denjë turke. Ajo ka takuar shefin e kuzhinës turke, Burak Özdemir për të mësuar disa metoda të reja gatimi rreth recetës së famshme ‘Kunefes’. Këtë e ka treguar me anë të një videoje në Instagram, ku gëzohet pasi mëson teknikën e re nga Buraku. Prej disa kohësh, Genta është zhvendosur në Turqi ku po zhvillon karrierën e saj profesionale dhe po shijon lidhjen e dashurisë. Së shpejti, pritet të kemi një martesë sepse partneri Hysen Usta i propozoi në Urën e Bosforit.

PASAPORTA:
April 12, 1984
Gjatësia: 1.75m
Pesha: 65kg
Ngjyra e syve: E Gjelbërt
Ngjyra e flokëve: e kaftë
Ushqimi i preferuar: Ushqimi
Italian dhe Shqipëtar
Këngëtarja e preferuar:Alicia Keys
Pija e preferuar:Caffe
Ngjyra e preferuar:Vjollce
Talenti sekret: Aktrimi
Sporti i preferuar: Volejbolli
Sportisti i preferuar: Ronaldo
Hobi: Vallezimi
Stili i veshjes: Gjatë ditës sportiv ndërsa mbrëmjeve Elegante

Në moshën 19 vjeçare, u kthye në Kosovë për të kënduar kengen me titull "Dridhem". Këngë u bë një hit i menjëhershëm dhe hapi para Gentes karrierën e muzikës. U zhvendos në Kosovë dhe filloi nje karriere mjaft te suksesshme.

50 EVENTET E FUNDIT
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}