Genta Mohon Lidhjen Me Noizyn
04-05-2011
Edhe pse mediat shqiptare kanë raportuar për një lidhje dashurie midis saj dhe reperit nga Shqipëria Noizy, këngëtarja Genta Ismaili nuk e ka në plan të merret me ato që shkruhen.
Ajo mohon një lidhje të mundshme, madje tregon edhe si me shaka edhe numrin e fëmijëve që do të ketë me Niozyn.
"Po do të bëjmë tetë ose dhjetë fëmijë bashkë me Noizyn", ky ishte komenti i parë i këngëtares Genta Ismajli me qeshje, pas kërkimit të së vërtetës për lidhjen e mundshme të dashurisë ndërmjet saj dhe reperit nga Shqipëria.
Pas një interviste të dhënë për mediat shqiptare, këngëtari nga Shqipëria Noizy u raportua se ka deklaruar se është në lidhje dashurie me këngëtaren Genta Ismajli, por siç duket kjo ‘lidhje e dashurisë' mund të ketë qenë vetëm një dëshirë e reperit, apo spekulim mediash.
"Nuk është e vërtet. Nuk kam lidhje dashurie me Noizyn", ka deklaruar ajo për "InfoPress", duke theksuar se i duket e paarsyeshme të merret më shumë me këtë çështje, pasi ka shumë gjëra më të vlefshme për të bërë.
(telegrafi)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 1