>
BIOSHQIP

Drilon Shala Rrëfen Për Karrierën E Tij Muzikore...

11-08-2013
Drilon Shala, djaloshi i talentuar nga spektakli "The Voice of Albania 1" vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për të na rrëfyer për projektet e tij të ardhshme dhe jetën private. Në vazhdim ai na flet më shumë rreth karrierë së tij... Teksteshqip: Drilon, ju e filluat karrierën në "The Voice of Albania 1". Na trego pak më shumë rreth kësaj eksperience? Drilon: Eksperiencën në “The Voice of Albania” e konsiderojë si një ndër eksperiencat më të bukura të jetës sime për shumë arsye. Ishte ky spektakël që më bëri të promovohem në fushën e muzikës në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe përveq promovimit ky spektakël më bëri të njihja potenciale vokale e artistike që ishin fshehur brenda meje dhe që përmes punës së bërë me profesionistë si të katërt trajnerët e The Voice e sidomos trajneri im Sidrit Bejleri, këto potenciale dolën në pah ditë pas dite gjatë rrugëtimit që bëra deri në gjysëmfinale e që ishte sukses I madh për mua. Ajo që unë vlersojë si më të rëndësishmen është fakti që në këtë spektakël unë arrita të fitoja dashurinë e madhe të publikut shqipëtarë dhe ky sukses ishte më i madh se çdo tjetër. Gjithashtu nuk mund të lë anash pa përmendur edhe kënaqësinë e madhë që kisha për faktin të punoja e të isha I rrethuar nga një staf shumë profesionist e I dashur si ai i Top Channel nën përkujdesjen e regjisorit Rezart Aga.



Teksteshqip: Ju jeni afirmuar si këngëtar edhe nëpër festivale të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë. Na përmend disa nga pjesmarrje e tua më të suksesshme? Drilon: dër pjesëmarrjet e mia më të suksesshme deri më tani, gjithmonë theksojë pas pjesëmarrjes në “The Voice of Albania”, do përmendja pjesëmarrjen në Top Fest 9 ku kënga ime “Mos thuaj mbaroi” arriti të pëlqehej shumë nga audience dhe vazhdon të dëgjohet ende, gjithashtu pjesëmarrjen në Kënga Magjike me këngën “Do Kthehesh” ku arrita të performoja në gjysëmfinalen e këtij spektakli e që për mua ishte sukses I madh dhe arrita të merrja kritika shumë pozitive për këngën dhe paraqitjen, dhe së fundmi do përmendja pjesëmarrjen në “Summer Fest 2012” të organizuar nga Top Channel vitin e kaluar dhe “Hit Fest 2012” të organizuar nga RTSH, ku sidomos në këtë të fundit u paraqita me një krijim timin, këngën “Më mungon”. Teksteshqip: Pjesmarrja juaj e fundit në një festival ishte në "Kënga Magjike 2012" me këngën "Do kthehesh". Na trego pak si kalove atje? Drilon: Festivali “Kënga Magjike 2012” më dha emocione të mëdha. Aty mora pjesë më këngën “Do kthehesh”, këngë kjo e kompozuar dhe orkestruar nga Endrit Shani dhe me tekst timin. Si në fazën e parë të këtij festivali tek “E diela Shqiptare” si në kualifikimin në gjysëmfinale në performancën që dhashë në Pallatin e Kongreseve unë arrita të merrja shumë emocione nga publiku e shumë kritika pozitive, dhe pata mundësinë të njihem me shumë këngëtar të tjerë që kanë kohë që këndojnë dhe të rinjë gjithashtu.



Teksteshqip: Ju jetoni në Prishtinë. Me çfarë merreni tjetër atje përveç muzikës? Drilon: Po, tashmë bëhen gati 2 vite që jetojë në Prishtinë. Këtu përveç muzikës mirrem edhe me profesionin tim tjetër e që është ai i ekonomistit Domethënë punojë në një institucion publik të pavarur në këtë fushë. Mirëpo, gjithmonë mundohem të gjejë një balancë e ti përkushtohem si këtij profesioni si muzikës në mënyrë të barabartë, pavarsisht që më duhet ta pranojë që nuk është e lehtë . Teksteshqip: Sa jeni i angazhuar gjatë verës nëpër kocerte? Drilon: Gjatë kësaj vere nuk kam pasur edhe aq shumë kohë të angazhohem maksimalisht muzikës për shkak edhe të angazhimeve tjera, mirëpo përgjithësisht jam marrë me performime live nëpër pubet e Prishtinës ku bëjë muzikë rregullisht si dhe të ndonjë qyteti tjetër në Kosovë. Pastaj isha pjesëmarrës edhe këtë vit në “Summer Fest 2013” në qytetin e Pogradecit, si dhe pritet që gjatë këtij muaji të këndojë edhe në Elbasan dhe në disa qytete tjera të Shqipërisë në një projekt të Sebastian Production që titullohet “Realizo një ëndërr”.



Teksteshqip: Po pushimet verore ke vendosur ku do ti kalosh? Drilon: Pushimet verore këtë vit të them të drejtën për shkak të angazhimeve i kam bërë sa andej sa këndej, pra copë copë, mirëpo mund të them që kam kaluar ca ditë shumë të këndshme në një vend që quhet Hel në very të Polonisë, që mund të konsiderohet si një llojë mini ishulli, po që lirisht mund të them ishte parajsë e vërtetë, pastaj nuk mund të rrija edhe këtë vit pa e vizituar bregdetin shqipëtarë, më saktësisht shkova të kaloja ca ditë me familjen time në Velipojë, si dhe fundi I sezonit veror këtë vit do më gjejë në Neë York.



Teksteshqip: Po nga jeta private çfarë na shpalos Driloni. Vazhdon të mbetesh "single" apo...? Drilon: (Qesh) gjithmonë kur më bëjnë një pyetje të tillë, për faktin që përgjithësisht këto gjëra preferoj ti mbaj private, mirëpo mund të them që jam ende në kërkim e sipër. Teksteshqip: Cilat janë projektet më të afërta të Drilonit? Do të na sjellësh ndonjë këngë të re, ndonjë videoklip apo pjesmarrje në festival? Drilon: Projekti im më I afërt është realizimi i një kënge të re që do jetë krejtësisht ndryshe nga ato që kam sjellur deri më tani, dhe pavarsisht që nuk është definuar ende një gjë e tillë mendoj që të marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike 2013” si dhe më vonë në Festivalin e fundvitit në RTSH. Këngën që po realizojë tani, jam duke menduar ti realizojë një klip, që në fakt do jetë dhe klipi im I parë. Teksteshqip: Ke vendosur të garosh në ndonjë festival këtë vit? Drilon: Siç e përmenda më lartë, mendojë që për këtë vit pjesëmarrjet e mia do përfshijnë festivalin “Kënga Magjike 2013” dhe atë të Fundvitit në RTSH.



Teksteshqip: Drilon ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe me teksteshqip për projektet e tua të ardhshme & jetën private. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut? Drilon: Të gjithë përkrahësve të mi kudo që ndodhen fillimisht iu uroj pushime të këndshme, dhe i falenderojë pa masë për përkrahjen e madhe që më japin vazhdimisht, dhe iu premtojë që së shpejti do vij me gjëra të reja e që shpresojë shumë do u pëlqejnë e do vazhdojnë të më përkrahin siç kanë bërë deri më tani. Gjithashtu një falenderim të madh edhe për ju teksteshqip për këtë intervistë që më bëtë.
(Teksteshqip)

Drilon Shala Rrëfen Për Karrierën E Tij Muzikore...