>
BIOSHQIP

Drilon Shala, Pjesëmarrës Në “Kënga Magjike”

21-09-2012
Këngëtari i ri nga Gjakova, gjysmëfinalisti i emisionit të talentëve The Voice of Albania, Drilon Shala, ka vazhduar me sukses karrierën e tij dhe pritet të marrë pjesë edhe në festivalin e muzikës moderne shqiptare, Kënga Magjike. Driloni, i cili pasi u eliminua në gjysmëfinale të The Voice of Albania bashk me yllin e ri, Yll Limanin, ka vazhduar karrierën duke publikuar një single të titulluar "Më Mungon". Sidoqoftë, këngëtari i ri nuk është ndalur dhe tashmë e ka gati këngën e re, me të cilën do të marrë pjesë në Kënga Magjike. "Këtë të dielë do të jem në konkurrim me këngën time më të re në fazën e parë të festivalit Kënga Magjike. Këngët në fazën e parë paraqiten në emisionin "E Diela Shqiptare" në Klan, ndërsa unë do të paraqitem me një këngë të bukur të punuar në orkestrim të Endrit Shanit dhe me tekst timin", ka theksuar Driloni.
(Telegrafi)

Drilon Shala, Pjesëmarrës Në “Kënga Magjike”