>
BIOSHQIP

Drilon Shala, Së Shpejti Nëpër Festivale

08-08-2012
Konkurroi per here te trete ne "Top Fest" dhe filloi te behet i dashur per publikun shqiptar. Historine e dy te rinjve te dashuruar qe sapo ishin ndare, e tregonte me mire vete djaloshi sharmant, Drilon Shala, me kengen "Mos thuaj mbaroi". Per here te pare ka qene pjesemarres me kengen "Ti, vete jeta". Ne "Top Fest 7" eshte prezantuar si vokalist i nje grupi me kengen "Macja e zeze", ndersa ishte nje nder konkurrentet gjysmefinaliste te spektakli "The Vocie". Me cfare po merret Driloni, i cili muziken e ka pasion, ndersa vete punon ne Ministrine e Tregtise dhe Industrise ne Kosove, si dhe a ka ambicie per Eurosong-un, ai e tregon ne kete bisede te shkurter qe kemi realizuar… Drilon, me cfare po merresh koheve te fundit? Une sapo jam kthyer nga dy turet qe bera neper Shqiperi, njerin me "Summer Fest" te organizuar nga "Top Channel", ku isha pjesemarres ne koncertin e organizuar ne qytetin e Vlores (kendova dy kenge, kengen time te Top Fest 9 "Mos thuaj mbaroi" dhe nje cover – HIM "Wicked Game"). Gjithashtu ne turin veror te organizuar nga TVSH-ja prezantova kengen time me te re, te titulluar "Me mungon", nje balade pop-rock, e cila eshte krijim i imi, pra si kompozim dhe tekst, me orkestrim te Alfred Kacinarit, kenge kjo te cilen ia kam dedikuar gjyshes sime qe nuk jeton me. Kete kenge e prezantova ne 3 qytete, me saktesisht ne Pogradec, Velipoje dhe Tirane. Ke ndermend te behesh pjese e ndonje kompeticioni muzikor? Tani planet e mia jane per te marre pjese ose te "Kenga Magjike" ose te festivali i fundvitit ne TVSH, gje te cilen do e bej te ditur se shpejti… Te perfaqesosh Shqiperine ne Eurosong e ke menduar ndonjehere, mendon se kemi talente te spikatura per perfaqesim dinjitoz? Po, s'do ishte keq. Mendoj qe Shqiperia dhe Kosova kane shume talente qe mund te korrnin suksese edhe me te medhaja ne Eurosong, e pse jo edhe ta fitonin ate. Mirepo e gjitha, sipas mendimit tim, ka te beje me rezultatin qe del nga nje bashkepunim i sakte mes kengetarit, kompozitorit, teksteshkruesit dhe orkestruesit. Nese keto elemente kane kimi me njera-tjetren, atehere suksesi nuk mungon… Si duhet menaxhuar situata qe te arrihet suksesi i Rones ne festivalin europian? Sipas mendimit tim, eshte nje pjese e madhe e talenteve shqiptare qe ndoshta nuk arrijne te bejne nje nderlidhje te mire te ketyre faktoreve, perndryshe suksesi nuk do mungonte. Shembulli konkret i Rona Nishliut sipas meje, ishte pa diskutim vokali brilant i Rones, mirepo ne nje pjese te madhe edhe puna dedikuar realizimit te kenges dhe bashkepunimi mes saj dhe aktoreve te tjere te kenges "Suus".
(panorama plus)

Drilon Shala, Së Shpejti Nëpër Festivale