>
BIOSHQIP

“Haram Të Qoftë Dashnia”, Hiti Më I Ri I Arditit Dhe Vlorës

03-05-2015
Meqë stina e pranverës është e atillë që kërkon të kalojmë në një ambient e shije tjetër, edhe dy artistët tanë të mrekullueshëm, Ardit Bexheti e Vlora Bajrami kanë menduar të sjellin projektin tepër pranveror “Haram të qoftë dashnia”. Është kjo një këngë me motive krejtësisht tërheqëse e relaksuese, ose thënë shkurt, i është përgjigjur momentit e kërkesave sezonale.



Vargjet I ka thurrur mjeshtri I pendës, Avni Qahili, muzika nga kompozitori I mirënjohur Adis Ismaili, ndërsa klipi është realizuar në disa pjesë të qytetit të bukur të Ohrit nga kompania e mirënjohur “Fabrika” nga Shkupi. Për ta vërtetuar gjithë këtë sukses, mbetet të klikoni linkun e mëposhtëm e të vlerësoni vetë.
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)