>
BIOSHQIP

Ardit Bexheti: “Me Muzikën Fitoj Sa Për Një Jetë Normale”

10-06-2014
Këngëtari nga Maqedonia, Ardit Bexheti vjen në një rrëfim të tij duke treguar për fillimet në muzikë, si ka ndryshuar ajo, ku e sheh veten pas 10 viteve dhe sa fitohet nga muzika? Sa kohë u bënë që je në skenën muzikore? Në skenën muzikore kam më shumë se 9 vite që jam shumë aktiv. Cfarë ka ndryshuar në negative dhe pozitive gjatë këtyre viteve? Kanë ndryshuar shumë gjëra, normal rrethi që kam pasur zakonisht në atë kohë jo se si kam por obligimet e bëjnë të veten, ndërsa ajo pozitive është se kam njohur shumë njerëz që sot i kam miq të mirë, ka shumë gjëra që nuk arrij t'i them. Sa këngë, klipe e koncerte numëron Arditi deri më tani, i mban mend? Po kam disa këngë, ndërsa klipe kam më shumë se 7, koncertet nuk i di në numër sepse nuk i kam evidencuar. Përvec famës je dhe një nga këngëtarët që fitojnë më shumë, sa është qarkullimi vjetor, nëse nuk e ke sekret? Po kur ta di, mundohemi të punojmë, punën e bëj me nder dhe fitojmë por saktësisht sa për një jetë normale.



Krahas fitimit, je treguar edhe shumë zemërgjerë dhe human, ke familje por asnjëherë nuk ke bërë pompizëm medial, pse? Po jemi munduar që sa të kemi mundësi të ndihmojmë, dhe këtë ndihmë e bëj me shumë kënaqësi. Kohëve të fundit këngëtarët lavdërohen shumë, cfarë pasurie disponon mbi vete? Po nuk kam asgjë mbi veten (qesh), vetëm një makinë dhuratë nga babi... Cfarë duhet të disponojë një këngëtarë për të pasur një karierë të suksesshme? Mendoj se duhet punuar gjithmonë që të jesh në trend me kohën, duhet shumë punë dhe nuk duhet ndalur sepse jeta ka shumë ngatëresa sa që ndonjëherë muzika të del edhe në majë të hundës por me një vetëbesim në vete tregon se je punëtor i jep drejtim jetës. Po për një karrierë të bujshme mediale? Karrierë të bujshme mediale mendoj se është pak e vështirë, varet nga karakteri i këngëtarit sa mund të bëjë skandale por vetëm ndonjëherë nuk të japin hapësirë mediat për bujë të madhe. Ku e sheh veten pas 10 viteve? Së pari të jemi shëndosh e mirë ndërsa veten pas 10 viteve nuk mund ta përshkruaj, unë nuk do të ndalem sepse do punoj dhe them se gjithçka që ndodh, ndodh për ndonjë arsye...
(i.n/shqiptarja)

Ardit Bexheti: “Me Muzikën Fitoj Sa Për Një Jetë Normale”