>
BIOSHQIP

Leonora E Arditi Gati Këngën E Re

15-11-2015
Dy zërat e veçantë dhe të garantuar të muzikës sonë ritmike Leonora Poloska e Ardit Bexheti, janë drejt përfundimit të projektit më të ri. Këngët e tyre janë të pakta në sasi, por që përmbajnë me shumicë cilësi. Mu për këtë veçori, ata tekstin e këngës ia besuan Ardit Stafës e muzikën Astrit Stafa e Big Bengu, ndërkaq merita e videoklipit I takon kompanisë tashmë të njohur, ASHA. Nga ky gjerdan artistësh, pritet që kënga të zë vendin e merituar, fillimisht nga dyshja e shumëkërkuar Arditi e Leonora, pastaj për melodinë ritmike e cila i përgjigjet kohës dhe shijeve. Se ç'hit po "gatuhet", se ç'befasi pregaditet, do e mësojmë vetëm pas pak ditësh në publikimin e këtij tij!...
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)

Leonora E Arditi Gati Këngën E Re