>
BIOSHQIP

Dy Shqiptarë Vriten Për Këngëtaren Adelina Tahiri!

04-12-2015
Vrasje që ndodhi të mërkurën në orët e vona të natës në fshatin Gërçec të Shkupit ka si shkak këngëtaren shqiptare Adelina Tahiri shkruajnë mediat maqedonase, transmeton portali Shqipmedia. Sipas mediave maqedonase Zeirja Latifi Zeko është i dyshuari kryesor për vrasjen dhë vëllau i tij Abdurahim me nofkën Moni. Policia poashtu dyshon se ka edhe një përson të tretë të implikuar në vrasje. Ata rreth orës 23 të mërkurën kanë vrarë Nebush Nuishin nip i të njohurit famëkeq Arsllan Nuishi dhe Qani Murtezanin ndërsa kanë plagosur edhe shokun e tyre Mumin Ajrullau. Vrasësit sipas policisë kanë dosje kriminele. Sipas mediave maqedonase vrasjes i ka paraprirë një zënkë mes Muishit dhe Zekos për këngëtaren shkupjane Adelina Tahiri po për çfarë konkretisht nuk është e njohur. Përndryshe kjo nuk është hera e parë që Adelina Tahiri përmendet në këtilla raste. Edhe vitin e kaluar në Çarshinë e vjetër u kris me pistoletë ku nëpër media përflitej për emrin e djalit të zv/kryeministrit Musa Xhaferi.
(Shqipmedia)

Dy Shqiptarë Vriten Për Këngëtaren Adelina Tahiri!