>
BIOSHQIP

Zanfina Ismaili Ushqen Kafshët Endacake

24-04-2015
Këngëtarja Zanfina Ismaili ka treguar gjithnjë se është shumë e lidhur me kafshët, në veçanti me macat dhe qentë. E këtë gjë ajo më së miri e ka dëshmuar teksa mban 2 qenë edhe 2 mace në shtëpinë e saj, madje macës së saj Pupa, ajo i ka hapur edhe një Instagram. Së fundmi këngëtarja ka postuar në rrjetin e saj social në Instagram një foto ku shihet duke ushqyer një qen shumë të uritur në kufi me Shqipërinë. Ajo thotë se e bënë këtë gjë sepse ndihet mirë por edhe sepse dëshiron që të mos shoh kurrë kafshë të uritura.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Zanfina Ismaili Ushqen Kafshët Endacake