>
BIOSHQIP
Biografia
Festivali Kombetar i Femijeve ne Shkoder ka qene nje prej aktiviteteve me te rendesishme e me te ndjekura gjate femijerise sime. Pikerisht ne skenen e ketij festivali nga viti ne vit u prezantuan disa prej emrave me te njohur te muzikes shqiptare. Nuk ishte nje prej festivaleve qe per nje arsye apo tjeter i sheh kudo sot, ishte nje festival i cili, per ata femije qe te ardhmen e tyre do ta investonin ne muzike, pjesmarrja ne te ishte nje domosdoshmeri. Pikerisht ne kete festival kam pare per here te pare Zanfinen (e cila u vlersua edhe me cmim). Nje vajze me floke te gjata e cila kercente fort, gje qe bente te binte shume ne sy e te vecohej nga te tjeret me prezantimin e saj. Mbaj mend ne ato caste dikush tha "Kjo eshte motra e Adelines!". Qe prej atij momenti si me magji, cdo hap qe Zanfina ka hedhur ne karrieren e saj muzikore eshte shoqeruar pikerisht me kete fjali "Kjo eshte motra e Adelines!". Kete vit vec, gjerat duket se po ndryshojne.Hit pas hiti videokip pas videoklipi, ajo nuk eshte me "motra e Adelines" por vec "motra e vetvetes" e per kete arritje te sajen jane krenare te dyja. Ne javet qe pasojne, afrohet nje tjeter moment kyc ne karrieren e Zanfines; Balkanvision-Festivali i Kenges Ballkanike. Ndersa per nje pjese te madhe te publikut, Balkanvision mund te jete nje tjeter Eurovision apo Eurovideo, per Zanfinen eshte nje rast ku perpara miliona spektatoreve mbarekombetare, do te kendoj ne menyre te drejtperdrejte hitin e saj me te fundit, duke i vene kapakun njehere e mire edhe nje tjeter thashethemi rreth vokalit te saj, i cili po ashtu si shume thashethemeve te tjera rreth kengetares nuk i dihet origjina. Gjithsesi mos u shqetesoni per Zanfinen, sepse ajo eshte "Made in Ismaili" nje familje qe prej dy dekadash ka sjell vetem sukses ne skenen e "Estrades shqiptare" e qe do vazhdoje me po te njejtin sukses edhe ne te ardhmen. Nuk po predikojme, ne e dime kete!

Projekti i saj i fundit per 2008 ishte soundtrack per filmin "Koha e Kometes". Gjithsesi ky eshte nje nder projektet me te kushtueshme ne kinematografine shqiptare dhe nje nder projektet e para kinematografike qe mblodhi perpara kameres, aktore shqiptare nga mbare trevat. Nje tjeter e vecante, ka qene dhe perzgjedhja e nje kenge e cila do te lancoj vijen muzikore te filmit ne treg. Kengetarja Zanfina Ismaili eshte seleksionuar prej 15 kengetareve per te kenduar "Koha e kometes" nje prodhim i Virusit. Kenga dhe videoja jane perfunduar ne Shkup gjate javes qe shkoi e dje jane promovuar ne Kosove. Nga Zanfina mesuam se klipi i kenges perfshihet ne DVD e filmit dhe ajo eshte shume e kenaqur nga ky bashkepunim, sepse sic thote kengetarja, "Vertete jane profesionaliste te medhenj dhe jam ndjere e nderuar qe po punonim ne stilin hollivudian, sepse po me cmojne si artiste, po perfillin kerkesat e mia, gje qe s'ndodh me produksionet shqiptare ne pergjithesi."

PASAPORTA:
Gjatësia: 175 cm.
Pesha: 54 kg.
Ngjyra e syve: Kafe e mbyllur.
Ngjyra e flokëve: Kafe e çelur.
Ushqimi i preferuar: Kuzhina e nënës dhe ëmbëlsirat.
Muzika e preferuar: Të gjitha zhanret e muzikës.
Këngëtari/ja i/e preferuar: Të gjithë kolegët e mi.
Filmi i preferuar: Gothic.
Aktori/ja i/e preferuar: Jim Carrey, Jennifer Lopez
Pija e preferuar: Uji.
Ngjyra e preferuar: Rozë.
Talenti sekret: Aktrimi, imitimi.
Sporti i preferuar: Noti, vrapimi.
Sportisti/ja i/e preferuar: Shqipe Zogiani, Ronaldo.
Hobi: Ndihma ndaj shtazëve të pambrojtura.
Moto e juaj: Uji i qetë rrëzon shkëmbinjët.
Menaxheri: Mona.
Kompania inçizuese: Zico Company.

EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}