Zanfina Nuk Do Të Shkojë Në Burg!
16-09-2014
Ajo përmendet për çdo gjë. Sa për këngët e klipet që i sjell në skenë, aq edhe për dukjen e jetën e saj. Bëhet fjalë për këngëtaren seksi, Zanfina Ismaili, e cila së fundmi u ka thënë se do të shkojë në burg. E sa është kjo e vërtet ka treguar vetë këngëtarja.
Nuk është lehtë të jetë fytyrë publike, pasi që kjo të bën të përballesh me shumë fjalë të vërteta dhe jo të vërteta për veten. E së fundmi në këtë pozitë ishte këngëtarja Zanfina Ismaili e cila u përmend se do të burgoset për shkak se nuk i ka paguar dënimet. Shuma për të cilën shkruhej nëpër portalet tona kishte arritur në 6 mijë euro, ndërsa vendimi për burgosje të Zanfinës ishte i prerë. E ky lajm del të mos jetë i vërtet pasi që vetë këngëtarja këtë e ka demantuar në nj bisedë për gazetën Tribuna, për të cilën ka thënë. “Nuk është e vërtet se do të shkoj në burg. Unë dënimet i kam paguar dhe nuk kam asnjë problem me ligjin”, ka thënë këngëtarja Ismaili e cila këtë e ka sqaruar edhe në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’ ku ka shkruar. “Relax people! I kom pagu denimet! Skom me u burgos!”.
Ndryshe këngëtarja njihet edhe për formën e hapur të komunikimit me fansat e saj, ku së fundmi Zani kishte komunikuar për më shumë se një orë hapur me fasnat e saj nëpër rrjete sociale. Ata bënin pyetje prej më të ndryshmeve, ndërsa Zanfina pa hezituar i është përgjigjur atyre në secilën pyetjeje, ku ndër të tjera ka treguar se po punon edhe për risi.
(Tribuna)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0