>
BIOSHQIP

Venera Lumani: Përveç Fitores, Tirana Më Dhuroi Shumëçka

05-02-2013
Venera e "The voice": Kjo ishte fitorja ime e trete, por mbetet me e bukura Synimi i saj ka qene finalja, edhe pse deri me tani ishte vleresuar nga disa juri profesioniste. Venera Lumani nuk ndaloi me kaq duke arritur keshtu finalen, madje edhe kupen e ”The voice of Albania”. Vajza nga Struga e Maqedonise, studente ne Universitetin ”Shen Kirili & Metodi” ne Shkup, rrefen per gazeten “Panorama” rrugetimin e saj dhe sakrificat qe ka bere deri ne fund. Ka qene ne synimet tuaja fitorja e gares? Sigurisht qe po, per te qene e sinqerte me veten dhe me te tjeret do te thosha se eshte shume e rendesishme te marresh pjese ne secilen gare te kesaj rendesie, por edhe me e bukur kur del fitimtare nga ajo dhe kur askush nuk e konteston fitoren tende. Eshte ky kompeticioni i pare ne te cilin keni marre pjese? Jo, nuk eshte i pari, por per mua me i bukuri dhe me i dashuri. Une kam marre pjese ne Star Akademi, ku u vleresova si me e mira nga juria profesioniste me ne krye prof. Agim Krajken dhe ne nje gare tjeter teper te forte ne Maqedoni si New Stars, ku fitova cmimin e pare dhe nga juria dhe nga publiku. Te kjo e dyta, ndonese ishte gare tipike maqedonase, une disa here u prezantova me kenge nga artistet shqiptare. Cilat ishin parashikimet deri ne fund dhe cfare prisnit? Te them te verteten, si cdokush tjeter edhe une e njoh veten time dhe besoj te vetja, sepse lavdi Zotit kurre nuk me ka zhgenjyer. Por duke pasur parasysh se gjithcka eshte relative, atehere e kam te qarte se mbi te gjitha nevojitet shume pune dhe impenjim maksimal, sepse nuk thone kot talenti eshte dicka, por puna gjithcka. Sidoqofte, parashikoja se gjithcka do te shkonte ne menyren me te bukur. Na e pershkruaj pak gjithe kete rrugetim deri ne fitore? Mbi te gjitha dicka e jashtezakonshme, e veshtire dhe e bukur ne te njejten kohe. Udhetime te shpeshta 8-oreshe nga Shkupi ne Tirane dhe anasjelltas. Por kur udhehiqesha nga pasioni, vrulli dhe dashuria e madhe per dicka, atehere pengesat tremben nga ti. Sa ke arritur ta njohesh publikun shqiptar? Nje publik si ky i yni, i zjarrte dhe kaq artdashes, eshte si dashuria e pare, sepse te ben per vete qe ne hapin e pare qe ngjitesh ne skene. Nuk e di sa kam arritur ta njoh, por e di sa kam arritur ta dua dhe mund te them me plot gojen se e dua shume. Cfare mendon se te dhuroi Tirana pervec fitores? Nuk eshte vetem fitorja gjeja me e bukur qe me dhuroi Tirana, por dhe miqesite e reja, castet e paharruara ne prapaskene dhe ne prova, keshillat e profesoreve tane te nderuar, numri i fansave qe shtohen nga dita ne dite dhe mbi te gjitha mikpritja tiranase.
(Panorama Plus)

Venera Lumani: Përveç Fitores, Tirana Më Dhuroi Shumëçka