>
BIOSHQIP
Biografia
Vajza nga Struga e Maqedonisë, Venera Lumani është fituesja e edicionit të dytë të "The Voice of Albania". Ajo ka triumfuar në natën finale, që u mbajt deri në orët e vona të së premtes, ku ka mundur në finale Jozefinën, Matejin dhe Mjellmën. Por, ndërsa kërkuam në Youtube për video të saj, pamë që e reja ka qenë protagoniste edhe në një tjetër talent show. Ajo e ka provuar për herë të parë të zbulojë talentin e saj, e madje e ka arritur me sukses te ‘The Star Academy’. Në një prej edicioneve të "Star Academy" të transmetuar në televizionin ‘Klan’, Venera Lumani ka dalë deri në finale, por fitoren asokohe e rrëmbeu këngëtarja Ajkuna. Pas suksesit në "Star Academy" dhe triumfit në "The Voice of Albania", Venera Lumanin e pamë si prezantuese në festivalin e muzikës moderne shqiptare "Top Fest", ku kreu detyrën e saj si një profesioniste e vërtetë. Këngëtarja, e cila tashmë ka një karrierë të konsoliduar dhe është një nga artistet më të preferuara në tregun shqipfolës të muzikës, ka në repertorin e saj disa këngë e videoklipe, të cilat janë mjaft të klikuara në Youtube.

Venera vjen nga Struga, por jeton e studion në Shkup për Kanto. Që fëmijë dëshirat e saj lidheshin vetëm me këndimin, organizonte e bënte koncerte gati çdo mbrëmje për familjen e saj. Duke parë këtë dëshirë e pasion të madh për muzikën, prindërit e regjistrojnë Venerën që 5 vjeç në shkollë të muzikës, kështu që lidhja e saj me këngën u bë e pandërprerë. Ka ndjekur shkollën e mesme për Kanto dhe tani vazhdon të studiojë në Fakultetin e Muzikës në Shkup. Nga instrumentat muzikore njeh pianon dhe kitarën. Pasionin për këtë të fundit e ka trashëguar nga babai i saj i cili është kitarist i grupit Shekulli i Dreqit. Të qenit në The Voice për Venerën është arritje e përgjegjësi e madhe, pasi ajo përfaqëson talentet e shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët ndihet padyshim shumë krenar për të.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}