Valbona Mema, Jo Vetëm Këngëtare, Por Dhe Amvisë E Mirë
03-11-2012
Në kuzhinën e znj. Tefta në emisionin "Rreze Dielli", në A1 Report ka patur një të ftuar të veçantë, dhe pikërisht këngëtarja e dashur e skenës shqiptare, Valbona Mema.
Zëri i ëmbël i Shqipërisë së Mesme, ka sjell një atmosferë të këndshme jo vetëm me recetën e saj, por edhe me këngët e saj të bukura, që kanë shoqëruar gatimin e saj në kuzhinë.
Mema ka vërtetuar që është jo vetëm një këngëtare e shkëlqyer ashtu siç e njohim të gjithë, por në të njëjtën kohë edhe një amvisë e mrekullueshme. Së bashku me zonjën Tefta Valbona ka gatuar një gjellë tradicionale shqiptare dhe pikërisht "Imam bajalldinë", recetë kjo e nënës së saj.
Në kuzhinë Mema ka ndarë me publikun edhe disa nga kujtimet e fëmijërisë, lidhjen e ngushtë me nënën e saj, por edhe marrëdhënien miqësore që ajo ka me dy fëmijët e saj. Valbona Mema ka treguar gjithashtu se, është duke shkruajtur edhe një libër për jetën e saj.
Këngëtarja Valbona Mema ishte pjesëmarrëse edhe në "Festivalin e Këngës Popullore", që u zhvillua në muajin tetor, ku përfaqësoi trevat e Shqipërisë së Mesme me këngët e saj të mrekullueshme.
(Shqiptarja)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0