Unikkatil, Gati Albumi I Ri
20-12-2013
Reperi legjendar shqiptar, Unikkatili, pritet që shumë shpejt të lansojë albumin e ri dhe këtë ai pritet ta bëjë në një koncert.
Ka me vite që po flitet për një album të ri të Unikkatilit, por Viktori ka preferuar që deri në koncertin e madh të vitit 2012 të lansojë disa bashkëpunime ‘single’, pa album.
Dhe pas suksesit të jashtëzakonshëm kur mblodhi 25 mijë fansa në stadium, Unikkatili po mendon një manifest tjetër të madh, por në një formë unike.
Burimet e Telegrafit mësojnë se Viktori e ka përfunduar albumin e ri dhe se është duke i finalizuar detajet e koncertit që sipas të gjitha gjasave do të mbahet në Zvicër.
Në po këtë koncert, pritet të promovohet dhe shpërndahet falas albumi i ri i reperit, i cili pritet të jetë i fundit në karrierën e tij. Deri atëherë do të publikohen në mënyrë të befasishme disa këngë të tjera ‘single’ nga Viktori. Së fundmi Unikkatili publikoi këngën “U qova pi Vorri”, një këngë që përkundër tematikës jo aq festive arriti të thyejë rekorde në 24 orët e para të publikimit.

(Telegrafi)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 3