>
BIOSHQIP
Biografia
Viktor Paloka i njohur si Rebel a.k.a. Unikkatil është nje repper nga Prishtina qe jeton në Bronx, New York. Shkollën fillore e mbaroi në Prishtinë. Më pas u regjistrua në gjimnazin "Sami Frasheri". Në fillim ishte një nxënës i shkëlqyer por më vonë u bë problematik dhe u përjashtua tre herë nga shkolla.

Në vitin 1992, Unikkatili publikoi kënget e tij të para "Demokraci" dhe "Ta Zhdukim Policin" dhe në vitin 1993, ai publikoi këngen e parë profesionale me titull "Zingjirt Që S’kputen". Në të njejtën kohë Viktori ishte pjesë e ekipit të Karates Studenti, Ku tranjer i tij ishte Sulejman Jetullahu. Pas disa vitesh, saktësisht në vitin 1995, Viktori përjetoi një tragjedi, ku shoku i tij i ngushtë, Dren Thaqi humbi jetën pasi u godit nga treni. Per këtë që ndodhi, Unikkatili publikoi këngën "Shpirt N’Paqe" si kujtim për Drenin. Në kohën kur për një fjalë kundër Serbisë paguaje shtrenjtë, Unikkatili bëri këngë në të cilat përmendeshin emra te policve serb si ajo "Vdekje Serbisë" e megjithatë Radio sklleravia ne Prishtinë nuk i trasmetonte, kështu që nga të gjitha këngët e Unikkatilit të asaj kohe u transmetua vetëm kënga "Shpirt N’Paqe".

Ne vitin 1996 Unikkatili me gjithë familjen e tij shkuan në Amerikë saktëshisht në Bronx, New York. Unikkatili atje ndërtoi studion e tij te quajtur "Conqueror Records".

Nga viti 1998 deri në vitin 2000 ai bëri vetem këngë anglisht. Nga kënga Bloody Alboz që Unikkatili e bëri bashkë me shokun e tij Milotin lindi ideja që të krijojn edhe grupin The Bloody Alboz (Shqipet e Përgjakshme). Pra ne vitin 2000 u krijua grupi i mirënjohur TBA. Antarët e parë që ju bashkuan grupit ishin: Unikkatili, Miloti, Presioni, Z.E.F, Klepto, Cyanide, Jetoni, B52, NAG, Tani Grupi ka shumë antarë. Unikkatili gjatë këtyre vitëve realizoj shumë këngë dhe shumë bashkëpunime.

Më datë 4 Gusht 2018, Unikkatil realizon koncert në qytetin e Durrësit, ku pretendohet të ketë pasur rreth 15 mijë te pranishem, koncert i cili gjithashtu ishte një koncert madhështor.

EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}