>
BIOSHQIP

Unikkatil Arrin Në Kosovë!

12-07-2012
Kompania POWOW Entertainment definitivisht ka hequr dyshimet e fansave për koncertin e të dielës, pasi ka publikuar foton e njeriut të shumëpërfolur, reperit të grupit TBA, Unikkatilit...dhe atë midis vendit ku është rritur dhe lindur. Unikkatili ka shumë vite që nuk ka qenë në Kosovë dhe rikthimi i tij është pritur në mënyrë sensacionale nga fansat e tij. Ai ka bërë disa foto gjatë qëndrimit të tij në Stadiumin e Prishtinës, ku dhe do të performojë për rreth 15 mijë njerëz të dielën. Vendi i qëndrimit të reperit nuk do të bëhet i ditur, për shkaqe sigurie. Vetëm edhe tre ditë kanë mbetur nga koncerti i madh i Unikkatilit në Stadiumin e Prishtinës, i cili po pritet me padurim nga fansat e tij.
(Telegrafi)

Unikkatil Arrin Në Kosovë!