>
BIOSHQIP

Rita Ora, Me Flamur Të Kosovës Në Top-Listat Spanjolle

14-07-2015
Padyshim që këngëtarja shqiptare është Ambasadorja më e mirë e Kosovës.

Bëhet fjalë për Rita Orën, e cila së fundi në top-listat evropiane krahas flamurit të Britanisë së Madhe, po prezantohet edhe me atë të Kosovës.

Top-listat e Spanjës, përkatësisht “La Lista de Extios”, ka renditur në vendin e shtatë këngën “Balck Widow”, të cilën këngëtarja shqiptare e ka sjell në bashkëpunim me këngëtaren australiane, Iggy Azalea.

Kjo top-listë spanjolle krahas këngës, tregon edhe prejardhjen e artistit. E, për Ritën ka vendosur dy flamuj, atë britanik dhe të Kosovës.

Vlen të theksohet se në këtë top-listë, aktualisht kënga e Ritës renditet në vendin e shtatë.
(Indeksonline)

Rita Ora, Me Flamur Të Kosovës Në Top-Listat Spanjolle