>
BIOSHQIP

Remzie Osmani, Kenge Per Ukshin Hotin

19-06-2012
Kengetarja Remzije Osmani, momentalisht eshte duke punuar ne albumin e saj me te ri "Per mua je kryeveper", i cili pritet te dale brenda ketij muaji. Sipas Remzijes, albumi permban nente kenge dhe te gjitha percojne nje mesazh te caktuar te publiku. Karakteristike e ketij albumi, sipas Remzijes, eshte edhe kenga kushtuar Ukshin Hotit, i cili ishte nje njeri i madh per Kosoven. "Kam menduar kohe me pare qe t'ia kushtoj nje kenge Ukshin Hotit, veprat e tij nuk i harron asnjehere Kosova", ka thene ajo per "Zeri". Ne kete album Remzija ka bashkepunuar me kompozitoret Ilir Berani, Edi Balili, Virusi dhe Enver Ibrahimi, dhe me tekstshkruesit Armand Trebicka, Avni Qaili dhe Agron Jashari. "Kenget te gjitha kane nje motiv te caktuar, ku nje pjese e tyre i kendohet dashurise. Ndersa sa i perket zhanrit thuajse te gjitha jane me zhaner popullore", shton ajo. Albumin "Per mua je kryeveper" Remzija do ta lansoje bashke edhe me videoklipin e kenges "Cikat e kurbetit", te cilin do ta realizoje me produksionin "Urban Graphics". Ajo gjate kesaj sezone vere do te jete e pranishme aty ku e kerkon publiku bashke me Nexhatin. Ndersa ne muajin shtator planifikon te realizoje videoklipin e balades "Per mua je kryeveper".
(k.bajrami/zeri)

Remzie Osmani, Kenge Per Ukshin Hotin