>
BIOSHQIP
Biografia
Paraqitja e parë para publikut është në vitin 1977 me këngën "Lute lute nëna bijen". Talenti i këngëtares është zbuluar nga mësuesit e muzikës Ibrahim dhe Mustafë Hamiti nga Mushtishti dhe është mbështetur nga mësuesi i gjuhës shqipe Ali Selmanaj. Anëtare e shoqërisë kulturore artistike "Afërdita" nga Mushtishti dhe "Jehona" nga Theranda (Suha reka). Turneu i parë nëpër Kosovë dhe Maqedoni me shoqërinë kulturore artistike "Afërdita" në vitin 1978, ndërsa me shoqërinë kulturore artistike "Jehona" në vitin 1983.

Pjesëmarrëse në shumë manifestime dhe koncerte humanitare. Remzija është e martuar me Halil Hamzen dhe ka dy femijë, Hamzen dhe Erjolen.

Albumin e parë kollazhe bashkë me këngëtarin Qamili i vogel, me titullin "Lulekuqja e Kosovës" e realizoi në vitin 1984.

Albumin e veçantë me titull "Kur bie tupani i parë" e realizoi në vitin 1986 në RTP (radio televizioni i Prishtinës).

50 EVENTET E FUNDIT
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}