>
BIOSHQIP

Redon Makashi: Komercializmi Muzikor Na Ka Mbytur

17-9-2012
Redon Makashi: Komercializmi Muzikor Na Ka Mbytur
"Shoh se tashmë publiku është ndërgjegjësuar dhe pas një periudhe të gjatë ku na mbyti komercializmi, tashmë shijet kanë filluar të rafinohen dhe publiku ka filluar të zgjedhë muzikën e vërtetë.

Është bërë gati traditë tashmë që së bashku me sezonin e ri të "E Diela Shqiptare" të startojë edhe paraqitja e këngëve konkurrente e festivalit "Kënga Magjike". Por këtë vit producenti i festivalit, njëkohësisht edhe moderatori i emisionit Ardit Gjebrea kishte menduar që ta hapte konkurrimin duke ju dhënë një ogur të mirë të shtatë konkurrentëve të parë.

E kush mund t'ua jepte këtë më mirë se fituesi i edicionit të kaluar Redon Makashi, fituesi i edicionit të kaluar të kwtij festivali. Redoni kujtoi me shumë emocion momente kur ai ishte vete konkurrent në këtë festival kaq prestigjioz. I pyetur nga Arditi se si e sheh sot tregun shqiptar të muzikës dhe veten e tij si pjesë të këtij tregu, Redoni u përgjigj: "Shoh se tashmë publiku është ndërgjegjësuar dhe pas një periudhe të gjatë ku na mbyti komercializmi, tashmë shijet kanë filluar të rafinohen dhe publiku ka filluar të zgjedhë muzikën e vërtetë.

Një rol për këtë ka edhe festivali "Kënga Magjike", pasi mund të them me bindje, se ky festival është moda e muzikës shqiptare". Megjithëse ky festival ashtu siç u shpreh edhe Arditi është më shumë një tribunë e muzikës shqiptare, mes këngëtarëve ndihen ethet e konkurrimit.
(Koha Jone)