>
BIOSHQIP

Orgesa Zaimi Bëhet Nënë Për Bajram, Vjen Në Jetë Bora

25-10-2012
Orgesa Zaimi Bëhet Nënë Për Bajram, Vjen Në Jetë Bora
Këngëtarja shqiptare Orgesa Zaimi është bërë nënë në ditën e shenjtë të Kurban Bajramit.

Kjo rastësi mjaft e këndshme duket se e ka lumturuar edhe më shumë nënën e re dhe familjen e saj.

Zaimi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, e cila është vajzë. Gjithashtu është publikuar edhe emri i vogëlushes që është vendosur të jetë Bora.

Ndërkohë motra e Zaimit, Elvana ka shprehur në Facebook gëzimin për këtë lajm.

"Në këtë ditë të shenjtë, më në fund u bëra me një mbesë me emrin Bora. Orgesa Zaimi më në fund u bë mama.

Të gjithë jemi shumë të gëzuar, të lumtur e të bekuar. Lëvduar qoftë Zoti!!!!!",- ka shkruar motra e këngëtares.

Ne të "THASH&THEM" i urojmë vogëlushes dhe nënës së saj jetë të gjatë e lumtur si në ditën që ajo lindi.
(Thash&them)