>
BIOSHQIP
Biografia
Orgesa Zaimi eshte nje kengetare mjaft e njohur e muzikes moderne shqiptare. Orgesa Zaimi është nga të paktat këngëtare rock në vend, e cila me zërin e saj dhe stilin retro të look-ut, ka bërë për vete publikun brenda dhe jashtë vendit. Zaimi është prezantuar në publik jo vetëm përmes muzikës me këngë, videoklipe, pjesëmarrje në gara muzikore dhe me të kënduarin live në ambiente të ndryshme në kryeqytet, por edhe si prezantuese përmes emisionit ttë përditshëm radiofonik. Nje nene e re qe ka vulen e saj ne tregun muzikor shqiptare me video dhe kenge tejet interesante. Paralelisht me muziken ajo dahsuron edhe radion, prej shume vitesh ka nje emision te perditshem muzikor ne radion Club Fm ne Tirane. Orgesa Zaimi qe e vogel eshte marr me aktivitete te ndryshme te zhvilluara ne shkalle qyteti dhe rrethi. Ka qene babai i saj, muzikant, i cili ja ka nxitur dhe zbuluar talentin dhe deshiren e saj te pamase per muziken dhe artin. Arsimin 8 vjecar dhe te mesem e kryen po ne Polican me rezultate shume te mira dhe me pas zhvendoset ne Tirane ku kryen studimet prane Universitetit te Tiranes, Fakulteti Filologjik, dega Gjuhe dhe Letersi. Gjate kohes se studimeve universitare ka marr pjese ne spektaklin "Ethet 3" ku ndodhet ne grupin "Engjej dhe Djaj" fitues te ketij edicioni. Angazhohet here pas here duke kenduar ne Night Clubs. Me pas merr pjese ne edicionin e pare te spektaklit Reality Show "Star Akademi" ku renditet ne 4 finalistet ne gjinine e kenges. Punon vazhdimisht me banda dhe grupe te ndryshme neper ambjente ku luhet muzike live, duke e cilesuar si nje deshire per te qene sa me prane njerezve, adhuruesve te muzikes dhe pervetsimit te teknikave te vokalit dhe interpretimit. Orgesa Zaimi ka marr pjese ne edicionin e dyte te "Kenget e Shekullit", ku njihet dhe kendon kenge te vjetra shqiptare te para viteve '90. Rrymat e parapelqyera te Orgesa Zaimi-t jane Blues, Rock, Jazz, Soul, Folk-Rock, Contry, Pop etj. Kengetaret e preferuar dhe modelet e saj jane: Janis Joplin, Aretha Franklin, James Brown, Ray Charles, Whitney Houston, Fredd Mercury, Elvis Priesley, Michael Jackson. Orgesa Zaimi dallohet per zerin e saj te vecante dhe paraqitjet shume te kuruara dhe me stil, ka sens humori dhe nje artikulim ne te folur shume mbreslenes, eshte nje nga kengetaret me te mira te muzikes pop rock ne shqiperi dhe prej saj presim shume, pse jo te na perfaqesoj edhe jashte kufijve qe ne fakt eshte edhe nje deshire dhe plan i saj. Muzika per te nuk eshte thjesht dhunti apo passion, por pjese e pandashme e jetes. E ka nisur rrugetimin e saj artistik ne menyre definitive prej 2006-es e qe prej atehere, pervec festivaleve ku ka marre pjese, spektakleve e fundjavave me muzike live eshte edhe spikere radiofonike.

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}