Konfirmohet Aktakuza Për Besnik Qakën
09-10-2012
Besnik Qaka do të gjykohet për keqpërdorim seksual të një të miture. Atij dhe gjashtë të akuzuarve të tjerë u është konfirmua aktakuza dhe pritet që ata shumë shpejt të ulen në bankën e akuzuarve në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, informon emisioni Express i KTV-së.
Avokati mbrojtës i këngëtarit, Arianit Koci, ka shprehur pakënaqësinë në vendimin e gjykatës. Qaka akuzohet se ka keqpërdorur seksualisht një të mitur nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në vitin 2008 në Prishtinë, në një motel që gjendet rrugës për Lipjan.
Bazuar në emrin e saj, e mitura duhet të jetë shqiptare. Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, në fillim të vitit 2012, ka dorëzuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë aktakuzën kundër tij dhe gjashtë personave të tjerë. Qaka është deklaruar i pafajshëm. Nëse ai dhe të akuzuarit e tjerë shpallen fajtorë, ata mund të dënohen nga 1 deri më 10 vjet burgim.
(zeri)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0