Besniku Thote Se Nuk E Njeh Vajzen Qe E Akuzon
30-05-2012
Besnik Çaka, pjesëtar i grupit të njohur muzikor NRG Band, është paraqitur sot paradite në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Dukej i qetë teksa dilte prej gjykatës, megjithëse mbi të rëndon një aktakuzë që mund ta dërgojë në burg nga 1 deri në 10 vjet.
Seanca kundër Çakës dhe shtatë të pandehurve të tjerë është shtyrë për 3 korrik, pasi gjashtë nga të akuzuarit nuk janë paraqitur në seancë. Ndaj njëri u veçua procedura, pasi policia e ka njoftuar gjykatën se ai është i pakapshëm për policinë dhe se besohet se ndodhet jashtë vendit.
Avokati mbrojtës i Çakës, Arianit Koci, bëri të ditur për Gazetën Jeta në Kosovë se një seancë e jashtëzakonshme hetimore do të mbahet sot pasdite, me kërkesë të prokurorit, për ta ballafaquar viktimën me pyetjet e avokatëve mbrojtjes, pasi ajo do të udhëtojë në SHBA.
“Ai as nuk e njeh të dëmtuarën�, u shpreh Koci. “Ky proces është i çuditshëm, për shkak se e dëmtuara, viktima, ka deklaruar para prokurorit që ka qenë e shtyrë nga një polic hetues në Ferizaj t'i inkriminojë rrejshëm njerëzit�.
Vajza, e cila në kohën kur dyshohet se është kryer vepra ka qenë e mitur, ka dhënë katër deklarata para policisë.
“Në dy nuk e përmend fare Besnikun dhe deklaratat janë kundërthënëse me njëra-tjetrën. Nuk ka asnjë provë materiale në raport me Besnikun�, thotë Koci.
Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, në fillim të vitit 2012 ka dorëzuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë aktakuzën kundër Besnik Çakës, pjesëtar i grupit të njohur muzikor NRG Band dhe shtatë personave të tjerë. Ata akuzohen se në fund të tetorit 2008, në Prishtinë, përkatësisht në motelin “Rama Petrol�, rrugës për Lipjan, kanë keqpërdorur seksualisht një të mitur nën moshën 16 vjeçare.
Koci, njëri nga dy avokatët mbrojtës të këngëtarit, tha se prokuroria nuk ka prezantuar asnjë fakt se Besniku në natën kritike ishte në hotelin “Rama Petrol�.
“Zakonisht kur një mysafir shkon në hotel, emrat regjistrohen�, ka shtuar ai.
Aktakuza përfaqësohet nga prokurori Haxhi Dërguti dhe personat e akuzuar nuk dyshohen për bashkëkryerje të veprave me të cilat ngarkohen, por bëhet fjalë për të njëjtën të mitur që dyshohet se ka qenë viktimë mes viteve 2007 dhe 2008.
(Telegrafi)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0