>
BIOSHQIP

Së Shpejti Klipi I Ri “Boll” Nga Nexhat Osmani

24-04-2014
Këtë sezon Remzija dhe Nexhati kanë vendosur të mos organizojnë duete, por secili këngë në vete. Para disa ditësh u informuam se Remzia po pregadiste klipin e këngës më të re ¨Edhe një natë pa ty¨, klip që pritet të editohet këto ditë. E në ndërkohë, edhe Nexhati na njofton për teksteshqip.com se është duke punuar rreth projektit më të ri, të cilin ka menduar ta titullojë ¨Boll¨. Siç duket motër e vëlla po trajtojnë temën e dashurisë, motiv që huazohet nga përditshmëria jonë. ¨Boll¨ është komponuar nga Ilir Berani, aranzhmani nga Wirusi, e drejta komerciale nga Eurolindi ETC. Klipin po e realizon me kompaninë e veçantë nga Tirana, MaxProduction. Klipi pritet të del në treg ditët e majit.
(Teksteshqip.Com)

Së Shpejti Klipi I Ri “Boll” Nga Nexhat Osmani