>
BIOSHQIP
Biografia
Gramoz Aliu apo siç njihet për publikun ‘Mozzik’, është njëri ndër kengetaret shqiptar më energjik ne rrymen e muzikes bashkekohore. Ai dallon ne stilin e tij unik dhe tekstet e veçanta që ai i bën. Ai është nga Ferizaj dhe është vëllai i Getoar Aliu - Getinjo. Zhanri modern i fle në shpirt dhe Mozzik thotë se asnjëherë nuk do ta ndërrojë këtë stil të kënduarit. Ka kenduar disa kenge qe shume shpejt jane shenderruar ne hite dhe kane marre milona klikime. Bashkepunimet me Kiden dhe Xhensilen rezultuan mjaft te pelqyera. Mozzik ka patur shumë oferta për t’iu bashkuar etiketave të ndryshem në Kosovë, por i ka refuzuar ofertat duke i qendruar besnik labelit On Records deri ne Janar 2018. Pas mosmarrveshjeve te shumta, vjen momenti i ndarjes ne menyren me te keqe. Hitet e Mozzik dhe Getinjo fshihen nga kanali Youtube i Zzap & Chris. Te dyja palet kane hedhur ne gjyq njera tjetren. Ne njeren ane kemi Mozzik dhe Getinjo ndersa ne anen tjeter kemi Zzap & Chris, OnRecords dhe menaxherin Elshani. Antaret e tjere te OnRecords qe dikur konsideroheshin vellezer, kane vendosur te vazhdojne me OnRecords. Kida dhe Endri postuan qe diten e pare te sherrit se jane pjese e OnRecords dhe po pergatisin hite te reja. Mozzik postoi nje mesah te gjate ku i shpjegonte fansave se çfare ndodhi.

50 EVENTET E FUNDIT
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}