>
BIOSHQIP

Mc Kresha, Mega Bashkëpunim Në Tre Gjuhë

08-06-2013
Mc Kresha dhe Lyrical Son, në bashkëpunim me reperët shqiptarë, Butch dhe Keepman, kanë publikuar bashkëpunimin të jashtëzakonshëm të titulluar “Para”. Kënga “Para” është një këngë me tekst të fuqishëm të interpretuar nga Kresha, i cili edhe një herë vërtetoi se është prej më të mirëve në elitën e reperëve shqiptarë. Interesant për këtë këngë është se reperët Butch dhe Keepman, që jetojnë respektivish në Gjermanit dhe në Francë, kanë kënduar në gjuhën e këtyre vendeve, duke bërë që kjo këngë të jetë në tre gjuhë. Edhe videoklipi nuk është realizuar në Kosovë. Regjistrimet e tij janë bërë në Gjermani.
(Telegrafi)

Mc Kresha, Mega Bashkëpunim Në Tre Gjuhë