Leonora Jakupi, Kritika Të Rënda Kolegëve Të Saj
07-03-2015
“Epopeja UÇK-së” në Prekaz, dedikuar të rënëve gjatë luftës së vitit 1999 ka përfunduar me një koncert madhështor.
Manifestimi treditor në nderim të familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit ka përfunduar me ndezjen e zjarreve dhe mbajtjen e një koncerti në qytetin e Skenderajt.
Pjesëmarrëse në këtë koncert ishte edhe këngëtarja shqiptare Leonora Jakupi, që shënoi kështu edhe paraqitjen e saj të 17-të në këtë koncert, ndërsa ka shprehur indinjatën dhe hidhërimin ndaj kolegëve të saj, të cilët i ka akuzuar se këndojnë vetëm për para.
“Falënderim i veçantë për qytetarët e të gjitha trevave shqiptare, të cilët përkundër motit të ftohtë dhe temperaturave të ulëta nderuan ‘Epopenë e UCK-së’, familjen Jashari dhe gjithë të rënët për liri! Zhgënjim i madh nga artistët këngëtarë që rrallëherë ose më mirë të them për një pjesë të madhe të tyre asnjëherë nuk nderuan manifestimin qendror ‘natën më të rëndësishme të kombit” apo duhet gjithmonë të kenë motivin më të rëndësishëm ‘lekët’ që të jenë pjesë e tyre !!!!???”, ka shkruar në Instagram, këngëtarja Leonora Jakupi.
Manifestimi “Epopeja e UÇK-së” ka filluar më 5 mars, pikërisht ditën kur 17 vjet më parë ka filluar beteja mes familjes Jashari dhe policisë e ushtrisë serbe ndërsa përfundon më 7 mars, me ndezjen e zjarreve dhe mbajtjen e një koncerti.
(Indeksonline)
Më shumë lajme
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
- “Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
- Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
- Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
- Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
- Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0