>
BIOSHQIP

Hekuran Krasniqi, Rap Dhe Gipsy Me Alban Mirocin

10-10-2012
Reperi Alban Miroci dhe solo këngëtari Hekuran Krasniqi kanë realizuar një këngë që është kombinim i rapit dhe muzikës Gipsy. Ata planifikojnë që këngës t'ia realizojnë edhe një klip. Solo këngëtari Hekuran Krasniqi dhe reperi Alban Miroci i kanë bashkuar forcat për të realizuar një këngë të stilit rap - gipsy, një stil ky që deri me tani nuk është parë në Kosovë dhe Shqipëri. Sipas Alban Mirocit, kënga ka një dinamizëm dhe fuqi spektakolare, ku zhanri i rapit dhe rega janë përzier për të bërë një këngë shumë të mirë. "Kënga është realizuar në studiun "By-HEki përderisa kompozimin dhe orkestrimin e këngës e ka bërë Hekura Krasniqi. Teksti i këngës është bërë nga unë ndërkaq kënga titullohet Hey Beybe dhe karakterizohet me stilin spanjoll, konkretisht të grupit Gipsy Kings, por është një modifikim i dy zhanreve që nuk janë parë më parë në skenën e muzikës shqiptare. Tashmë kënga është lansuar në youtube.com dhe ishte qëllimi i tyre që ta lansojë më herët para se asaj t'ia realizojnë videoklipin. "Videoklipin e këngës pritet ta realizojmë brenda një kohe shumë të shkurtër dhe kësaj here me qëllim e kemi lansuar këngën në youtube.com", thotë Albani. Ky nuk është bashkëpunimi i parë i Albanit dhe Hekuranit, pasi që ata kanë bashkëpunuar edhe në të kaluarën në projekte të ndryshme muzikore. "Së pari stabilizimi perfekt i raporteve, devotshmëria në punë dhe ofrimi i kapaciteteve që ofron Hekurani prej një artisti bëjnë që unë të punoj dhe të bashkëpunoj me të".
(Express)

Hekuran Krasniqi, Rap Dhe Gipsy Me Alban Mirocin