>
BIOSHQIP
Biografia
Ne vendlindje ka perfunduar shkollen fillore dhe te mesme, ku me pastaj ka filluar studimet ne Prishtine dhe i ka perfunduar me sukses maksimal ne Akademine e Arteve te Bukura, drejtimi Komunikimi Masiv, dega Moderator. Talentin per muzike e kan zbuluar familja e tij qysh prej moshes 2 vjet e gjyseme ku dhe ka kenduar kengen e pare "Anes lumit anes bregut" dhe e ka incizuar me kasetofon. Rrjedhat e jetes e kane valvitur neper situata te ndryshme duke e shtyre hekuranin qe te provoj pune nga me te ndryshme te thjeshta por ajo qe ishte e strukur ne shpirtin e tij dhe e rregullonte ndjenjen e tij ishte muzika. Prishtine 99 Hekurani fillon te prezentohet prane publikut shqipetar duke filluar me nje grup shokesh qe te koncertojne Hekurani vendosi qe te bej grupin e pare i cili esht e emruar si Rruga X. Viti 2001 ishte viti i cili Hekuranin e beri te kerkuar dhe shume te dashur per publikun. Se bashku me Astrit Stafain themeluan grupin e pare trioproject te perbere nga: Hekuran Krasniqi - vokalo instrumental, Astrit Stafa - kitare dhe Agron Peni - kitar, me pastaj pas shum prezantimeve ketij formacioni iu bashkangjiten edhe shume muziciente te tjere si Xhengiz Begolli - perkusione, Artan Hasani - pano, Filonit Gjikolli - bateri dhe perfundimisht vendosen qe grupi i ri te emerohet si Latino Band, grup ky qe ende jeton dhe ka shume suksese. Pas shkeputjes nga Lationo Band-i Hekuran Krasniqi dhe Astrit Stafai themeluan grupin tani me te njeohur Machiato Band te perbere nga: Hekuran Krasniqi - vokal, Astrit Stafai - kitare, Bekim Hallaqi - piano, Dardan Gjinolli - sax dhe Nesim Maxhuni - bateri. Me grupin Machiato pati shum suksese dhe u prezantua me kengen hit "Fustani", e cila pushtoi top listat shqipetare dhe ngriti autoritetin e pergjithshem te Machiato Bandit. Pas themelimit te dy bendeve te lartepermendura dhe shume sukseseve te arritura ne boten e muzikes Hekurani nuk u ndal, ai vazhdoi karrieren e tij solo duke realizuar kengen e pare te tij qe titullohet "per ty" duke e jetesuar me videospotin i cili eshte mirepritur nga auditori i gjere, me pastaj duke vazhduar me bashkpunime te shumta njera prejte cilave veqohej eshte bashkepunimi me Mad Lion dhe kenga "Krejt mahalla n'disko", e cila ka pasur nje sukses shume te madh. Projekti i fundit i Hekuran Krasniqit me Gramafon Entertaimet eshte albumi i titulluar IRON i cili permban 12 kenge. Kenga darka tani ka edhe videoklipin te realizuar. Albumi tani eshte ne duar te atyre qe e pelqejne muziken e kengetarit shqipetar Hekuran Krasniqi.
50 EVENTET E FUNDIT
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}