>
BIOSHQIP

Hekuran Krasniqi, Këngë Me Klip Për 100-Vjetorin E Pavarësisë

03-08-2012
Hekuran Krasniqi është duke u përgatitur si shumë këngëtarë të tjerë për festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Pak kohë më parë, ai ka lançuar një këngë kushtuar Çamërisë, në bashkëpunim me këngëtaren e mirënjohur shqiptare Poni dhe reperin Gold Ag. Por kjo nuk është e gjitha.

Ai në një prononcim për mediat kosovare ka thënë se ka realizuar edhe një këngë me klip që flet pikërisht për këtë ditë të madhe kombëtare. "Jemi në prag të festës së 100-vjetorit të shtetësisë së Shqipërisë dhe kam përgatitur një këngë me videoklip, dedikuar 100-vjetorit të Pavarësisë, me tekst dhe regji nga Imer Veliu, muzika dhe orkestrimi nga unë, audio video production by Heki".

Gjatë këtij sezoni, Hekurani tha për indeksonline.net se është shumë i angazhuar me koncerte. Por gjithsesi se edhe puna në studio po i merr një pjesë të madhe të kohës. Sa i përket pushimeve, Hekurani ka menduar edhe për to, por duke mos u larguar shumë nga puna.

"Do të shkojë pa dyshim sa më afër vendit të punës, në plazhet shqiptare, në Durrës e lartë ose nga Ulqini", – ka përfunduar ai.
( Koha Jone )

Hekuran Krasniqi, Këngë Me Klip Për 100-Vjetorin E Pavarësisë