>
BIOSHQIP

Gillespie Përgatiten Për Album Të Ri

13-03-2013
Rok grupi alternativ kosovar, “Gillespie” është në përgatitje për albumin e tyre të ri. Ata janë duke punuar për tekste dhe instrumentale të reja, por incizimit të ri të albumit thonë se do të bëjnë në fund të këtij viti. Grupi pritet që të marrë pjesë në festivale, edhe pse ende nuk kanë konfirmim zyrtar se në cilin do të marrin pjesë. I kanë ngjeshur përsëri kitarat. Janë këta rok grupi “Gillespie” duke punuar për këngë të reja e të cilat do të përpiqen që t’i kryejnë deri në fund të vitit. Janë këta ok grupi alternativ kosovar, “Gillepsie” që me albumin e tyre të ri pritet të vinë pas albumit të tyre “Anisa”, që pati një sukses jo vetëm vendorë, por edhe ndërkombëtarë. Guri Shkodra, anëtar i grupit dhe kitarist thotë për Express se grupi qysh tash po punon në materiale të reja, përderisa në studio pritet që të hynë tek në fund të këtij viti ku presin që të incizojnë krijime të reja. “Kemi pauzuar për një kohë të gjatë, kurse tani kemi filluar që të ushtrojmë në disa materiale të reja për albumin tonë të ri. Po ashtu, po ushtrojmë edhe për performanca të reja”, ka thënë Guri. Pavarësisht ushtrimeve që bën grupi, Guri thotë se ende nuk kanë menduar kohën se kur do të hyjë në studio për t’i incizuar ato. “Por, shpresojmë që do t’i incizojmë në fund të vitit”, thotë ai. Ndërkaq, grupi vazhdon të jetë i njëjtë në përjashtim të një bumjar (daullexhi). “Ndërkaq për festivale ende nuk kemi ndonjë gjë të konfirmuar, por presim në të ardhmen. Sa i përket bubnjarit (daullexhiut) jemi duke i provuar disa sosh, por ende nuk kemi përcaktuar se cili do të jetë ai që do të bëhet pjesë e grupit tonë. Ndryshe, grupi ka përbërjen e njëjtë nga ai i albumit të mëparshëm ku Guri Shkodra (kitarë), Isah Mustafa (bas kitare) edhe Hana Zeqa (vokal). Për albumin e kaluar Guri thotë se kënga “Alisa” ishe njëra prej këngëve më të suksesshme përderisa nuk lënë pa harruar edhe këngën “Femme Fatale”, që ishte njëra prej këngëve që u prit mirë atje. Kjo e fundit ishte kënduar më herët se këngët e tjerat albumit. Ndryshe, grupi edhe pse këndojnë “live” në paraqitjet e tyre këtë nuk e bëjnë nëpër lokale të ndryshme në Kosovë. Ata këndojnë vetëm këngët e tyre dhe atë nëpër turne dhe nëpër festivale të ndryshëm që marrin pjesë. “Ne funksionojmë tamam si bend dhe nuk bëjmë muzikë nëpër lokale. Ne këndojmë në festival ose kur na thirrin të këndojmë koncert”. Ndryshe, vitin e kaluar Gillespie kishin mbajtur një turne shumë të suksesshëm nëpër Kosovë, ku kishin kënduar nëpër fshatra të ndryshëm. “Ideja ka qenë me promovu muzikën tonë edhe me promovu qasjen në aktivitete kulturore për fëmijë që vijnë nga fshatrat... Kjo për shkak se ata kanë qasje vetëm në ata që servohet në televizionet kombëtare e që jo gjithë janë fer edhe i japin hapësirë artit alternativ”, thotë Guri. Në këtë turne ata kanë pasur afër 30 performanca në një ditë dhe janë pritur shumë mirë nga at. “Madje ka qenë edhe befasi e këndshme për ta, sidomos për nxënëset e shkollave dhe për punëtorët e tyre”. Por, nuk ishte vetëm ky turneu i Gillespie gjatë vitit të kaluar pasi ata kanë mbajtur një turne edhe nëpër Ballkan. “Edhe ky ka qenë shumë i suksesshëm pasi jem pritur shumë mirë. Kemi performuar në Shqipëri, Kroaci, Slloveni, etj. dhe në të gjitha vendet janë befasuar këndshëm, sepse kanë mundur të dëgjojnë muzikë urbane prej Kosovës, gjë që ka qenë befasi për ta”.
(Express)

Gillespie Përgatiten Për Album Të Ri