>
BIOSHQIP
Biografia
Grupi është formuar në vitin 2005, Prishtinë dhe perbehet nga Hana Zeqa, Guri, Sexha dhe Isa, njihen per performimet e tyre “live” ne koncerte dhe klube te nates brenda por dhe jashte vendit. Ata kanë sjellë në skenën muzikore shqiptare muziken indie rock dhe një frymë të re.

Pas krijimit të grupit brenda dy muajve anëtarët e grupit arritën që të pergadisin të gjithë materialin për albumin e parë të tyre. Për shkak të financave të pamjaftueshme grupit iu dashtë më shumë se një vit kohë që të lansojnë albumin e tyre, i cili në fakt ishte një demo e titulluar "Nje ditë e zakonshme" e përbërë nga 10 këngë origjinale, te cilat ishin shkruar nga anëtarët e grupit. Gillespie poashtu ka realizuar edhe dy videoklipe të suksesshme ngase me këto dy projekte ata janë nominuar në shumë konkurse vendore dhe ndërkombëtare për të fituar cmimin si videoklipi më i mirë. Ne vitin 2006 ne ndarjen e cmimeve te Videofestit Muzikor ata fituan cmimin post-production.

Kënga "E Di!" kryesonte ne top listat në Kosovë për gjashtë muaj me radhë, ndërsa kenga tjeter "Luledielli" ishte nominuar për këngën më të mirë indie në disa ngjarje ndërkombëtare. Grupi poashtu ka publikuar edhe EP (Femme Fatale) qe perbehet nga nje kenge dhe tri regjistrime ‘’unplugged’’ te cilat jane realizuar ne nje radio stacion ne Kosove. Kenga "Femme Fatale",poashtu është nominuar edhe për këngën më të mire te zhanrit alternative në festivalin Top Fest në Shqipëri.

Ne baze te kerkesave te individeve, albumet e ketij grupi gjithmone jane shperndare pa pagese per audience. Pervec ne Kosove,ky grupi ka performuar edhe në vende të ndryshme të rajonit si: Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Grupi u ftua nga producentet e MTV-se për të performuar si para-grup ne koncertet e Red Hot Chili Peppers në Indjija, Serbi dhe ne Green Festival, megjithatë, për shkak të udhëtimit dhe kufizimeve ne dokumente kjo gje nuk arriti te realizohej. Grupi është i njohur për mbrojten e te drejtave t e njeriut për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm dhe te paster. Gillespie kishte një ndërprerje dy-vjeçare gjate periudhes 2008-2010. Koheve te fundit ata kane vazhduar koncertet e tyre dhe mbremjet e ndryshme muzikore.

Anëtarët e Grupit "Gillespie" janë/kanë qenë:
Blerta Zabërgja - voc
Isah Mustafa - bass, voc
Guri Shkodra - guitar
Granit Havolli - drums
Hana Zeqa - voc
Sedat Ajeti - drums
Eldita Tarani - voc
Fjolla Hoxha - voc

Në vitin 2005, Gillespie publikojnë albumin "Një Ditë E Zakonshme".

Më datë 6 Qershor 2007, Gillespie publikojnë videoklipin "Luledielli".

Më datë 6 Qershor 2007, Gillespie publikojnë videoklipin "E Di!". Me këtë këngë, Gillespie marrin pjesë në VFM 2008 në vitin 2008.

Në vitin 2008, Gillespie publikojnë albumin "Femme Fatale Ep".

Në Maj 2009, Gillespie marrin pjesë në Top Fest 6 me këngën "Femme Fatale".

Në vitin 2011, Gillespie publikojnë albumin "Numroj N'numratore!".

Në Qershor 2012, Gillespie marrin pjesë në VFM 2012 me këngën "Anisa".

Në Qershor 2012, Gillespie marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 me këngën "Anisa".

Më datë 16 Nëntor 2016, Gillespie publikojnë videoklipin "Aq Me Ben".

Në vitin 2017, Gillespie publikojnë albumin "Diku, Dikur​.​.​.".

Më datë 20 Janar 2018, Gillespie publikojnë videoklipin "Letër". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gillespie.

Më datë 7 Mars 2018, Gillespie publikojnë videoklipin "Dimri Shkoi". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gillespie.

Indie