>
BIOSHQIP

Erjon Korini, Angazhimet E Shumta E Largojnë Nga Kënga

11-08-2012
Tani e një vit këngëtari Erion Korini nuk është parë me ndonjë projekt të ri muzikor pasi që angazhimet e tij kanë bërë që ai të shkëputet nga kënga. "Ka një vit që jam shkëputur nga kënga, punoj në 'Ora News' dhe plus punoj në një agjenci tjetër me dublimet e dokumentareve, d.m.th. me dublimet e zërave. Kjo punë ka bërë që unë të mos realizoj ndonjë projekt të ri muzikor", ka thënë ai për "Zëri". Mirëpo kjo braktisje e tij nga kënga nuk do të jetë e gjatë, ngase në muajin shtator ai planifikon që të realizoj disa projekte të reja muzikore dhe me këtë do ta shënoj edhe rikthimin e tij në skenë. "Mbase nga muaji shtator do filloj diçka të re mendoj dhe shpresoj të rikthehem me një projekt të mirë muzikor", shton ai. Erioni do të mundohet që punët e tij t'i kryen me sukses duke mos u ndarë më nga kënga dhe as nga profesioni tjetër në të cilin është duke punuar tani.
(K. Bajrami / zeri)

Erjon Korini, Angazhimet E Shumta E Largojnë Nga Kënga