>
BIOSHQIP

Enkelejda Alushi: Një Kryevepër Për 100 Vjetor

20-11-2012
Pese zera te mrekullueshem bashkojne, pese trevat shqiptare: Shqiperi, Cameri, Maqedoni, Kosove e Mal te Zi. Jane keta kengetaret e njohur: Nikolle Nikprelaj, Kastriot Tusha, Ilir Shaqiri, Enkeleida Arifi dhe Selami Kolonja, qe gjithmone i kenduan flamurit dhe kombit, ndersa tani te bashkuar sjellin nje kryeveper dedikuar 100 Vjetorit te Pavaresise. Nje kenge dhe klip me titull domethenes "Ne nje flamur te pandare", nje produksion i Radio Televizionit Shqiptar, i cilesuar si "himni i 100 Vjetorit", simbolizon nje enderr shekullore te shqiptareve per t'u bashkuar. Kenga eshte shkruar dhe komponuar nga duo i njohur, Agim Doci dhe Edmond Zhulali. Skeda Kënga titullohet: Në një flamur të pandarë Teksti: Agim Doci Muzika dhe orkestrimi: Edmond Zhulali. Këndojnë Enkelejda Arifi (Camëri) Ilir Shaqiri (Kosovë) Kastriot Tusha, (Shqipëri) Selami Kolonja, (Maqedoni) Nikollë Nikprelaj, (Mal i Zi) Videoklipi është realizuar nga VIDEOART për të cilin është filmuar në Ulqin, Tuz, Tiranë , Durrës, Vlorë, Strugë, Manastir, Prishtinë dhe Gjilan.
(Albavipnews)

Enkelejda Alushi: Një Kryevepër Për 100 Vjetor