>
BIOSHQIP

Eni Koçi, Merr Fund Miqësia Me Noizy-N

14-04-2013
Rigels Jaku, i njohur si Noizy, dhe kengetarja Eni Koci duket se kane mbyllur bashkepunimin e tyre, ndersa ishin identifikuar si nje cift i kendshem, qe u shkonte te shfaqeshin ne duet se bashku ne klipet e tyre. Nje e-mail privat qe nena e Enit, Aferdita, i ka derguar Noizy-t ne posten e tij elektronike, ka zbardhur kete prishje bashkepunimi mes tyre. Noizy e ka publikuar ne faqen e tij zyrtare ne facebook e mail-in ku nena e Enit, qe eshte njekohesisht menaxherja e saj, i ka derguar ne lidhje me heqjen nga Youtube te dy kengeve ne duet te Noizy-t me Enin.



Fjala eshte per klipet “Je gjithcka” dhe “So Hot”, qe jane fshire nga Youtube dhe per kete fakt eshte akuzuar Noizy. Ne e mail-in qe Aferdita i shkruan reperit, thuhet se klipet jane te Enit, ndersa Noizy ka qene i ftuari i saj, ndaj per kete arsye nuk ka asnje te drejte autoriale mbi ato dy klipe. Sipas burimeve tona, duket se kane qene disa mosmarreveshje mes dy kengetareve qe kane cuar ne prishjen e ketij bashkepunimi, qe u duk se ishte nderprere ne klipet e tyre te reja qe kane qene me bashkepunetore te tjere. Ndoshta dhe mund te kete nje pajtim mes tyre, nderkohe qe vitet e fundit ata kane shkembyer ide dhe kane qene miq e aleate te mire ne muzike.



Per Noizy-n, keto kane qene vite suksesi, te cilat ai i ka perkthyer ne shume para. Se fundi, ne nje interviste dhene Adi Krastes ne “A Show” Ne “Vizion Plus”, ai pohoi se, megjitheqe eshte vetem 26 vjec, muzika e ka bere te pasur. Ai deklaroi pasurine qe ka arritur te siguroje keto vite pas kthimit nga Londra dhe nisjen e nje jete te re si muzikant ketu. Noizy pohoi se ishte shume me i pasur se pushtetaret ne Shqiperi dhe, me parate qe fiton, ka arritur te bleje tri shtepi, kater makina dhe studion e tij muzikore, qe sipas tij ka kushtuar 200.000 euro.
(Panorama)

Eni Koçi, Merr Fund Miqësia Me Noizy-N