>
BIOSHQIP
Biografia
Emri i Elvana Gjatës nuk është i rastësishëm në botën e muzikës dhe as thjesht për të plotësuar ndonjë nga kapriçiot e moshës. Ka qenë Migena, motra e madhe e Elvanës, ajo që e ka zbuluar si këngëtare. Ajo e ka shtyrë gjithmonë për pjesëmarrjet në konkurse dhe spektakle të ndryshme televizive. Migena ka studiuar kanto dhe për Elvanën, ajo ka qenë gjithmonë 'udhëheqësja e saj artistike'. Dy vajzat e familjes Gjata, vajzat e nënkolonelit Fatmir Gjatës, në rrugën që ato kanë nisur, kanë gjetur gjithmonë mbështetjen e veçantë të babait të tyre, që padyshhim një pjesë e suksesit të tyre i dedikohet atij. Rruga e saj artistike ka filluar që fëmijë, me debutimet e saj të para në pallatin e pionierëve. Që në pjesëmarrjen e saj të parë, në Festivalin e Zërave të Rinj, vlerësohet me çmimin e tretë, me këngën 'Të këndojmë së bashku'. Ky çmim e inkurajon edhe më tej në rrugën e saj të saponisur. Merr pjesë në spektaklin 'Kërkohet një yll', dhe në interpretimin e këngëve të Laura Pauzinit del në finale, nën shkëlqimin e një ylli të fshehur tek këngëtarja e re. E shtyrë nga i ati merr pjesë në edicionin e parë të show-t televiziv, 'Ethet e së premtes mbrëma'. Elvana, me një paraqitje të admirueshme skenike, por edhe me zërin e saj të ëmbël dhe melodioz do të fitojë simpatinë jo vetëm të stafit realizues, por edhe të publikut, i cili e ka votuar dhe e ka duartrotikur ngrohtësisht. Fati e ndjek nga mbrapa dhe ajo do të jetë një nga dhjetë finalistët e një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, ku evidentohet talenti i këngëtarëve të rinj. 'Ethet e së premtes mbrëma', më hapi dyert e suksesit, në rrugën e profesionalizmit muzikor', thotë Elvana, kur kujton momentet emocionuese nga ky spektakël, i cili ndezi dritën jeshile në rrugën e saj muzikore. Pas këtij spektakli, emri i Elvana Gjatës, nuk do të jetë më i panjohur, por do të fillojë bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës shqiptare. Menjëherë pas 'Etheve', merr pjesë në një duet me solistin e grupit 'The Dreams' në 'Maratonën e këngës popullore' dhe arrijnë të dalin edhe në finale, ku Elvana dallohet edhe në interpretimin e këngëve popullore.

Në vitin 2002, Elvana Gjata merr pjesë në Ethet E Së Premtes 1.

Në Dhjetor 2003, Elvana Gjata merr pjesë në Festivali i 42-të në RTSH me këngën "Prane Teje", me tekst të shkruar nga ajo vete, ku shumë shpejt do të realizojë ëndrrën e saj më të madhe.

Në Janar 2005, Elvana Gjata merr pjesë në Kënga Magjike 2004 e zhvilluar në Kosovë me këngën "Vetem Zoti E Di" në një bashkëpunim me Flori Mumajesin dhe Andy DJ. Ajo pushton majat e hit-paredeve në Kosovë dhe në Shqipëri dhe kjo bëhet një nga këngët më të dëgjuara në valët e radio 'Energy'. Një nga qëllimet e saj në këtë koncert ishte që kënga të kishte sukses në tregun muzikor dhe tani ndjehet e plotësuar dhe me fansa të shumtë.

50 EVENTET E FUNDIT
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}