Elton Deda: Do Vazhdoja Në “The Voice”, Por Më Hoqën
24-08-2014
Pas zëvendesimit të Aurela Gaçes me Elsa Lilën në panelin e trajnerëve të “The Voice of Albania 4”, sërish largime nga stafi aktual dhe emra të rinj që do të punojnë me talentet e këtij viti në këtë “reality show” të “Top Channel”. Por, ndryshe nga Aurela Gaçe, e cila në mbyllje të edicionit të tretë të “The Voice” deklaroi se nuk e përballonte dot emocionalisht këtë format ndaj hiqte dorë, kantautori Elton Deda nuk do të jetë më trajner, dhe kjo aspak një zgjedhje me dëshirën e tij. Pas qarkullimit të lajmit si fillim brenda mureve të “Top Chnnel”, Deda ka vendosur ta konfirmojë vetë në profilin e tij “Facebook” me anë të një statusi, ku shkruan:
![](https://teksteshqip.com/img_upz/galeri_full/115/115837.jpg)
“Me keqardhje ju njoftoj që këtë vit nuk do jem pjesë e trajnerëve në ‘The voice of Albania 4’. Kjo, jo për zgjedhje personale, por sepse bordi i ‘Top Channel’ ka vendosur të freskojë panelin me dy artistë të tjerë. Për mua ka qenë një eksperiencë fantastike pjesëmarrja për 3 vjet rresht. Falënderoj artistët e skuadrave të mia, ‘Top Channel’ që më dha mundësinë të shprehesha përtej këngës, si dhe dashamirësit që më kanë mbështetur! I uroj shumë suksese panelit të ri dhe shpresoj të shkojnë përtej standarteve, që me aq fanatizëm i mbajtëm ne për tre vjet. Sidit dhe Almës, por edhe Gencit me Elsën”, shkruan ai.
![](https://teksteshqip.com/img_upz/galeri_full/131/131501.jpg)
Eltoni do të zëvendësohet në këtë show nga Genc Salihu, i njohur si kompozitor, këngëtar, poet e producent nga Prishtina, e që vjen për herë të parë si një ndër trajnerët e “The Voice Of Albania”. Bashkë me trajnerët e përhershëm Alma Bektashi dhe Sidrit Bejleri, të cilët do të jenë sërish pjesë e projektit, këtij stafi i shtohen pikërisht Elsa Lila, që vjen nga Italia dhe Salihu nga Kosova. Po ashtu, pjesë e organizimit të “The Voice” këtë vit do të jetë kompozitori Shpëtim Saraçi, në pozicionin e drejtorit artistik.

(Panorama Plus)
![Elton Deda: Do Vazhdoja Në “The Voice”, Por Më Hoqën](https://teksteshqip.com/img_upz/galeri_full/116/116150.jpg)
Më shumë lajme
Shën Shtjefni, Protomartir
Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
Jeta Plot Peripeci E “Artistit Të Popullit” Luftar Paja
Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
Liridona Qarri Thërret, Ah … “I Ziu Gurbet”
10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
“Huligan”, Projekti Më I Ri Nga Don Problemc
Facebook Na Sjell Botën E Librit Në Prehrin Tonë
Big G: “Shumë Shpejtë Një Këngë E Re Me Mc Kreshën”
Liridona Qarri Do Të Sjellë Së Shpejti Videoklipin E Ri
Identiteti I Një Artisti Fillon Nga Emri
Komente 0