>
BIOSHQIP

Elona Jonuzi: Kënga, Profesioni Që Kam ëndërruar

09-08-2012
"Fair Play" është kënga me të cilën këngëtarja e re Elona Jonuzi arriti një sukses të konsiderueshëm në tregun muzikor. Ajo synon që gradualisht ta pushtoj skenën duke realizuar këngë të njëpasnjëshme. Ajo na bënë të ditur se tani ka nisur punën për një këngë të re e cila do të lansohet bashkë edhe me videoklip. "Kënga është profesioni që e kam ëndërruar gjithnjë dhe tani jam duke e realizuar dëshirën e kamotshme falë adhuruesve të mi që po më përkrahin shumë", ka thënë ajo për "Zëri". Edhe pse është larg nga Kosova, Elonës kjo nuk i sjellë probleme, ngase ajo udhëton mjaft shpesh nga Zvicra në Kosovë vetëm për të sjellë këngë të reja tek publiku. Ajo planifikon që së shpejti adhuruesve të saj t'u sjellë edhe një album të ri, në të cilin thotë se do të ketë këngë të ndryshme me disa zhanre muzikore. Ndërkaq bashkëpunëtori i saj në këngë është Genc Prelvukaj me të cilin Elona po ndahet mjaft e kënaqur.
(K. Bajrami / zeri)

Elona Jonuzi: Kënga, Profesioni Që Kam ëndërruar