>
BIOSHQIP
Biografia
Këngëtarja e re, Elona Jonuzi, është shprehur mjaft e kënaqur me debutimin e saj në industrinën e muzikës shqiptare.
Elona, e cila njihet me këngën e saj “Fair Play” ka arritur të krijojë dëgjueshmëri të konsiderueshme nëpër radiot kosovare, ndërsa kënga sipas këngëtares është një sukses për karrierën e saj.

“Jam shumë e kënaqur me këngën “Fair Play”. Kënga është pritur shumë mirë nga publiku dhe është transmetuar nëpër radiot tona. Jam e kënaqur sepse jam këngëtare shumë e re, por me synime të mëdha, përkundër konkurrencës e cila dihet se në cilat nivele është sot”, ka thënë Elona, e cila shtoi se është duke punuar në këngë të reja.