>
BIOSHQIP

Dafina Dauti: “Falenderoj Zotin Që Më Ka Falë Kështu Si Jam”

31-05-2014
Këngëtarja e njohur Dafina Dauti shpesh është komentuar në media për paraqitjet e saj skenike por edhe për jetën private. E ndonëse fytyrë publike dhe çdo gjë rreth saj mund të jetë interesante për publik, këngëtarja nuk ka hezituar që t'u përgjigjet pyetjeve ndryshe për gazetën Tribuna, në mënyrë që fansat e saj t’i njoftojë edhe me gjësendet tjera që deri tani nuk ka pasur rast t’ia tregoj... Tribuna: Si e kujtoni fëmijërinë tuaj me pak fjalë? Dauti: Eh fëmijëria...është pjesë që e kujtoj me shumë, shumë emocione. Kam qenë fëmijë shumë i urtë dhe asnjëherë nuk i kam sjell prindërve probleme.



Tribuna: Cili është libri dhe filmi që iu kanë lënë më së shumti përshtypje? Dauti: Libri që më ka lënë përshtypje së fundmi është ‘Hiri i Vullkanit’ autor i së cilës është Blendi Fevziu. Ndërsa sa i përket ndonjë filmi së fundi nuk ka ndonjë që më ka bërë shumë përshtypje. Tribuna: Cili është gjësendi më i shtrenjtë në dollapin tuaj? Dauti: Është një xhaketë që e kam ble 2000 euro. Kjo po më kujtohet për momentin. Tribuna: Cila është e meta juaj më e madhe? Dauti: Nervozohem shumë shpejt. Këtë e marr si të metë, sepse jam temperamente shumë. Tribuna: Çfarë vëren fillimisht të një femër/mashkull? Dauti: Fillimisht sjelljet e tij është ajo që më bën më së shumti përshtypje.



Tribuna: Cilëve tipa të njerëzve ju ikni? Dauti: Tipave që janë veç hajt. Tribuna: Hobi juaj i preferuar? Dauti: Profesioni dhe hobi im është dhe do të mbetet muzika. Tribuna: Çfarë mund të ju nervozojë në moment? Dauti: Në moment nuk e di. Unë nervozohem shumë shpejt dhe për ndonjë gjë të vogël. Por e mira është që jam njeri i kthyeshëm dhe menjëherë qetësohem. Tribuna: Kur keni kërkuar për herë të fundit ndihmë? Dauti: Ndihmë, s'e di nuk po më kujtohet.



Tribuna: Cila është frika juaj më e madhe? Dauti: Vec prej qenit frikohem. Tjetër frikë nuk kam. Tribuna: Pa çfarë nuk dilni kurrë nga shtëpia? Dauti: Pa çantën nuk dal nga shtëpia. Tribuna: Çfarë i thoni më së shpeshti vetës kur shikoheni në pasqyrë? Dauti: I falënderohem Zoti që më ka falë kështu si jam. Tribuna: Kur për herë të fundit keni hipur në trafik urban?



Dauti: Ndoshta para 10 viteve. Tribuna: Nëse i kishit fituar në lotari 1 milion euro ku i kishit shpenzuar më parë? Dauti: Auuu hmm s’po di normal që kisha pasur qejf fillimisht t'i ndihmoj njerëzit që jetojnë në skamje dhe kanë më së shumti nevojë. Besoni që shpirti më dhemb kur i shoh se si jetojnë disa njerëz tek ne. Tribuna: Destinacioni i juaj i ëndrrave? Dauti: Është mendimi për vajzën time, për rritjen e saj dhe edukimin. Ajo është gjithçka për mua dhe mund të them me bindje të plot që vetëm për të mendoj e jetoj. Tribuna: A bëni punë shtëpie? Dauti: Bëj punë normal, edhe atë shumë shpesh.
(Arbnora Xani)

Dafina Dauti: “Falenderoj Zotin Që Më Ka Falë Kështu Si Jam”