>
BIOSHQIP

Bekim Rexhepi: “Publiku Elementi Kryesor Për Të Ecur Përpara”

06-07-2014
Bekim Rexhepi, këngëtari nga Gostivari, vjen me një intervistë ekskluzive për portalin tonë, duke folul rreth karrierës dhe projekteve që priten nga vetë Bekimi. Ju ftojmë ta lexoni… Teksteshqip: Na thoni se kur ka filluar karriera juaj si këngëtar? Bekim Rexhepi: Karriera ime si këngëtar ka filluar që në moshë të re, si fëmijë kam kënduar siç këndojnë të gjithë nëpër shkolla, e më pas synoja që unë të jem dikushi. Me kalimin e fazës së adoleshencës, vetëm se e kisha kuptuar qëllimin e profesionit tim. Fillova të realizoj këngë në mënyrë profesionale, gjë që vazhdoj edhe sot e kësaj dite. Teksteshqip: Sa jeni i angazhuar nëpër koncerte? Bekim Rexhepi: Shumë i angazhuar, sa që nganjëherë nuk e ndiej aspak veten nga lodhja. Sezoni i verës është i stërmbushur me aranzhime të datave të koncerteve dhe ahengjeve familjare, sapo jam kthyer nga një tour i koncerteve në Zvicër, ku kisha rastin të këndoj me Stresin, Sabri Fejzullahun, Shkurta Gashin, e shumë këngëtarë të njohur.



Teksteshqip: A do të presin fansat projekt të ri së shpejti ? Bekim Rexhepi: Sigurisht, për shkak të angazhimeve e mbrëmjeve jam në bisedime për realizimin e projekteve të reja të cilat do të dalin besoj pas sezonit të verës, sepse realizimi i një projekti të mirë kërkon kohë dhe angazhimin e duhur, gjërat e mira bëhen ngadalë e sigurtë. TeksteShqip: Si është një ditë nga jeta jote private? Bekim Rexhepi: Varësisht se cfarë angazhimi kam, nuk janë ditët e njëjta por shumica janë plot punë e stres. Nëse nuk kam ndonjë angazhim muzikor, atëherë zgjohem paradite dhe dal për kafe me miqtë e shokët, ose ndonjë shëtitje me familjarët e mi, kam nipin tim i cili më çlodh gjithmonë nga stresi i muzikës. TeksteShqip: Ke menduar të realizosh një album? Bekim Rexhepi: E ceka pak më lartë, por nuk përmenda albumin. Në axhendën time realizimi i një përmbledhje të këngëve të reja dhe disa më të vjetra të cilat do të përpunohen.



TeksteShqip: Kujt ia dedikon suksesin? Bekim Rexhepi: Suksesin ua dedikoj të gjithëve, publikut që më mbështet gjithmonë ngado që shkoj dhe pëlqejnë këngën time, familjes e cila është e shenjtë për mua si dhe shoqërisë. Teksteshqip: Bekim, ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe portalin tonë për planet e tua dhe jetën private. Çfarë do t’u thuash fansave dhe publikut? Bekim Rexhepi: Një falenderim të veçantë për Teksteshqip që përkah cdo vlerë të mirëfilltë të artit, fansat dhe publikun i përshëndes dhe ju them që vrulli i karrierës time vetëm sa ka filluar, të presin gjëra të mira e të bukura nga unë.
(Blerand Rexhepi/Teksteshqip.Com)

Bekim Rexhepi: “Publiku Elementi Kryesor Për Të Ecur Përpara”