>
BIOSHQIP
Biografia
Arilena Ara është sensacion i ri i muzikës moderne shqiptare. Ky moment i shkëlqyer në karrierën e saj, përgënjeshtron thëniet se të gjithë këngëtarët e dalë nga një "Talent Show", janë të destinuar që shumë shpejt të mbesin në hije. Arilena Ara ka marrë pjesë në shumë festivale për fëmijë në Shkodër. Tirana e lidhi Arilenën me TV Klan ku si fillim u prezantua në "Gjeniu i Vogel" dhe më pas ajo vendosi të konkurronte në X Factor Albania. Kjo ishte dëshira e babait të saj, i cili u nda nga jeta pak muaj para se Arilena të prezantohej në X Factor 2. Arilena fitoi kompeticionin duke i dedikuar fitoren babait të saj. Ajo fitoi dhe një kontratë menaxhimi nga organizatorët e spektaklit X Factor. Duke parë moshën e saj (atëherë vetëm 15 vjeç), menaxhimi i saj vendosi që mos të nxitohej me karrierën e Arilenës.

Arilena pohon se ka ndryshuar pas sukseseve të arritura në muzikë. Dikur ishte një konkurrente që afrohej e ndrojtur në kompeticionet muzikore, ndersa tani ka kaluar në një stat tjetër. Tani që është në botën e artit si protagoniste, mendon dhe kujdeset për emrin e saj, kujdeset për veshjet dhe ka ndryshuar mënyra e saj e të menduarit.

Në Janar 2019, Arilena merr përsipër detyrën e vështirë të trajneres ne The Voice Kids Albania 3 dhe pret me padurim nisjen e këtij rrugëtimi për të ndarë përvojën e saj muzikore me talentet e vegjël. Për t’u bërë pjesë e momenteve sfiduese, argëtuese e atyre më të papritura të tij. Arilena rrëfeu se i është përkushtuar plotësisht këtij udhëtimi dhe është e bindur se vendi i vetëm ku dëshiron të jetë, është përkrah fëmijëve të vegjël!
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}